I dërguari special i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, po udhëton drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të zhvillojë bisedime me përfaqësues të administratës së Donald Trump, raportoi Reuters, duke cituar dy burime në dijeni të përgatitjeve për takimet.
Sipas agjencisë së lajmeve, takimet e Dmitriev do të zhvillohen në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe do të pasojnë takimin që Putin zhvilloi në fillim të shtatorit në Kremlin me përfaqësuesit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Një prej burimeve i tha Reuters se synimi i vizitës së Dmitriev në SHBA është të vijojë dialogu mes Moskës dhe Uashingtonit dhe përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje paqësore për luftën në Ukrainë.
Në agjendën e bisedimeve në Nju Jork pritet të jenë gjithashtu bashkëpunimi ekonomik mes Rusisë dhe SHBA-së, çështjet energjetike dhe zgjidhja paqësore e konfliktit në Ukrainë.
The post Reuters: I dërguari i Putinit shkon në SHBA, Kirill Dmitriev pritet të takohet me përfaqësuesit e administratës Trump appeared first on Gazeta Express.

