By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Besnik Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për vendimin e Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Besnik Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për vendimin e Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore
TOP Momenti

Besnik Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për vendimin e Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore

Momenti
Published: September 23, 2026

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tahiri ka kritikuar mungesën e një qëndrimi institucional të Kuvendit të Kosovës, një javë pas vendimit, duke kërkuar që deputetët të mblidhen dhe të miratojnë një rezolutë.

“Sot është bërë një javë prej kur Dhomat e Specializuara në Hagë kanë marrë një vendim dënues ndaj katër çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky Kuvend, tash e një javë, ende nuk ka një qëndrim politik, institucional, shtetëror, një rezolutë që e dënon dhe që thërret për drejtësi dhe që në përmbajtje adreson çështje që për ne janë shumë problematike në atë vendim”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë se “heshtja dhe kalkulimi politik nuk është dhe nuk duhet të jetë politikë ditore”, duke kërkuar që Kuvendi të mblidhet urgjentisht.

“Është urgjente që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet, të ketë një qëndrim politik, të ketë një rezolutë, mos kurrgjë, për të drejtën dhe për historinë e këtij vendi”, ka deklaruar ai.

Sipas Tahirit, qëndrimi i Kuvendit do të vlerësohet edhe nga gjeneratat e ardhshme.

“Tregimi i luftës tonë për liri është tregimi më i shenjtë. UÇK-ja është vlera më e madhe kombëtare”, ka shkruar ai.

Në fund, Tahiri ka bërë thirrje që politika ditore dhe kalkulimet politike të lihen anash.

“Të bashkohemi dhe të mblidhemi sa më shpejt, t’i lëmë anash politikën ditore, kalkulimin ditor, për shkak se po flasim për një histori”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

You Might Also Like

Në një hotel në Ohër është gjetur e vdekur një shtetase gjermane
Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia
​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje
Takimi me Abdixhikun, ambasadori britanik kërkon qetësi pas vendimit në Hagë dhe formim të shpejtë të institucioneve
Mahmuti: Dhomat e Specializuara po rrezikojnë pavarësinë e Kosovës

LEXO GJITHASHTU

Trump takohet me Zelensky: Do të arrihet marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë
Trump takohet me Zelensky: Do të arrihet marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë
Lajme
Kurti në Nju Jork ia ritregon kongresmenit amerikan Latimer ofertën e Kosovës për “Bondsteel”-in si bazë të përhershme
Kurti në Nju Jork ia ritregon kongresmenit amerikan Latimer ofertën e Kosovës për “Bondsteel”-in si bazë të përhershme
Lajme
Një fëmijë goditet nga vetura në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në Spital për trajtim
Një fëmijë goditet nga vetura në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në Spital për trajtim
Lajme
Rasti i Vlora Hysenit, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, çdo veprim i saj u bë me porosi e dijeni të tij
Rasti i Vlora Hysenit, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, çdo veprim i saj u bë me porosi e dijeni të tij
Lajme
Rrezikohet furnizimi me energji – Britania dërgon ndihmë ushtarake për Arabinë Saudite
Rrezikohet furnizimi me energji – Britania dërgon ndihmë ushtarake për Arabinë Saudite
Lajme

You Might Also Like

Filipçe: Mungojnë 1 miliard euro për pagesat e pensioneve, ndërsa boshllëku buxhetor vazhdon të rritet
TOP Momenti

Filipçe: Mungojnë 1 miliard euro për pagesat e pensioneve, ndërsa boshllëku buxhetor vazhdon të rritet

September 23, 2026
Kryeministri Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit
TOP Momenti

Kryeministri Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit

September 23, 2026
Abdixhiku takon Hargreaves, flasin për procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës
TOP Momenti

Abdixhiku takon Hargreaves, flasin për procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës

September 23, 2026
“Mesditë”- 23.09.2026
TOP Momenti

“Mesditë”- 23.09.2026

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?