By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti nga New Yorku kërkon që “Bondsteeli” të bëhet bazë e përhershme amerikane
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti nga New Yorku kërkon që “Bondsteeli” të bëhet bazë e përhershme amerikane
Lajme

Kurti nga New Yorku kërkon që “Bondsteeli” të bëhet bazë e përhershme amerikane

Momenti
Published: September 23, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në New York me kongresistin amerikan George Latimer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti ka thënë se në takim është diskutuar për zhvillimin ekonomik, përparimin në siguri, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit.

Ai ka ritheksuar qëndrimin që kampi Bondsteel të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, duke e cilësuar këtë si të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë në rajon.

“Diskutuam për zhvillimin ekonomik, përparimin në siguri, forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje dhe zhvillim. Ritheksova qëndrimin tonë që Kampi ‘Bondsteel’ të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate në rajon.

Biseduam për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit, varrezat masive, rëndësinë e deklasifikimit të dokumentacionit dhe hapjes së arkivave nga Serbia si dhe nevojën për drejtësi për krimet e kryera. E sikurse në takimet tjera folëm për diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në prag të trevjetorit të sulmit terrorist paramilitar në Banjskë, ngritëm sërish çështjen e Milan Radoiçiqit dhe domosdoshmërinë që ai dhe përgjegjësit tjerë të përballen me drejtësinë në Republikën e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë i çmuar. Jemi thellësisht mirënjohës për miqësinë tonë të qëndrueshme dhe mbështetjen dypartiake që shteti ynë gëzon në Kongresin amerikan”, ka shkruar Kurti.

source

You Might Also Like

Trump takohet me Zelensky: Do të arrihet marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë
Kurti në Nju Jork ia ritregon kongresmenit amerikan Latimer ofertën e Kosovës për “Bondsteel”-in si bazë të përhershme
Një fëmijë goditet nga vetura në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në Spital për trajtim
Rasti i Vlora Hysenit, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, çdo veprim i saj u bë me porosi e dijeni të tij
Rrezikohet furnizimi me energji – Britania dërgon ndihmë ushtarake për Arabinë Saudite

LEXO GJITHASHTU

Në një hotel në Ohër është gjetur e vdekur një shtetase gjermane
Në një hotel në Ohër është gjetur e vdekur një shtetase gjermane
TOP Momenti
Jepi vetes rëndësi – bëhu pjesë e FiveStar me oferta speciale!
Jepi vetes rëndësi – bëhu pjesë e FiveStar me oferta speciale!
Lajme
Temperaturat në Zvicër arrijnë deri në 27 gradë në fillim të vjeshtës
Temperaturat në Zvicër arrijnë deri në 27 gradë në fillim të vjeshtës
Lajme
Nga Kosova në Itali, “Liria ka Emër” thërret protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Nga Kosova në Itali, “Liria ka Emër” thërret protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Lajme
Hargreaves njofton se në selinë e LDK diskutoi për rëndësinë që përgjigja ndaj verdiktit të Hagës të jetë e qetë
Hargreaves njofton se në selinë e LDK diskutoi për rëndësinë që përgjigja ndaj verdiktit të Hagës të jetë e qetë
Lajme

You Might Also Like

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës
Lajme

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

September 23, 2026
Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Rama ia delegon kompetencat Elvis Lilës drejtor i operativës në SHISH
Lajme

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Rama ia delegon kompetencat Elvis Lilës drejtor i operativës në SHISH

September 23, 2026
Nga fushatat me babën e tij, deri të protestat kundër Speciales – Foto të Endrit Thaçit, një nga personat më të komentuar
Lajme

Nga fushatat me babën e tij, deri të protestat kundër Speciales – Foto të Endrit Thaçit, një nga personat më të komentuar

September 23, 2026
Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH-it pas shkarkimit të Vlora Hysenit
Lajme

Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH-it pas shkarkimit të Vlora Hysenit

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?