Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lartë intervistën e Ana Roch, “Qytetare Nderi” e komunës së Drenasit të dhënë në mediumin “Albinfo.ch”, ku ajo ka theksuar se “kosovarët kishin të drejtë të mbroheshin”.
Lladrovci ka publikuar edhe vegzën e intervistës së plotë të saj.
Postimi i tij në fb:
Shumë e nderuara mike, Ana,
“Qytetare Nderi” e komunës së Drenasit,
Uroj të jeni mirë me shëndet dhe punët ju shkojnë mbarë.
Ju falënderoj për opinionin Tuaj të drejtë dhe të sinqertë, për shpjegimet përtej emocioneve ndaj padrejtësisë që është bërë në Hagë ndaj udhëheqësve të luftës tonë dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Miqtë sikur Ju, i japin vlerë shtetit tonë, shtetësisë dhe vlerave të përbashkëta, njëherësh edhe rrugës tonë euro-atlantike.
Krenar me Juve znj. Roch!
Me nderime,
Ramiz Lladrovci
The post Lladrovci e falënderon “Qytetaren e Nderit” Ana Roch: Miqtë sikur ju, i japin vlerë shtetit tonë appeared first on Gazeta Express.

