By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: E lavdëroi kriminelin e luftës, nesër votohet shkarkimi i Mandiqit në Parlamentin e Malit të Zi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
E lavdëroi kriminelin e luftës, nesër votohet shkarkimi i Mandiqit në Parlamentin e Malit të Zi
Lajme

E lavdëroi kriminelin e luftës, nesër votohet shkarkimi i Mandiqit në Parlamentin e Malit të Zi

Momenti
Published: September 23, 2026

Parlamenti i Malit të Zi pritet të votojë nesër, të enjten, për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, pas reagimit të tij ndaj vdekjes së kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur me kërkesë të opozitës, e cila e akuzon Mandiqin se, duke i shprehur ngushëllime familjes së Mlladiqit, ka dëmtuar reputacionin e Parlamentit dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Malit të Zi, në një kohë kur vendi synon të përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Marjan Sharec, ka deklaruar se pret që të sigurohet kuorumi për zhvillimin e seancës. Ai tha se eurodeputetët e konsiderojnë veprimin e Mandiqit të papërshtatshëm për rrugën evropiane të Malit të Zi, por se do ta respektojnë çfarëdo vendimi që do të marrë Kuvendi.

Për zhvillimin e seancës nevojiten të paktën 41 deputetë të pranishëm, ndërsa për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit kërkohet shumica e votave të deputetëve të pranishëm. Kjo do të thotë se Mandiqi mund të shkarkohet edhe pa 41 vota, nëse në sallë nuk janë të gjithë deputetët.

Nismën për shkarkimin e tij e ka dorëzuar Partia Demokratike e Socialistëve (DPS). Deri tani, mbështetjen për shkarkimin e kanë paralajmëruar 38 deputetë, ndërsa pjesë të koalicionit qeverisës, përfshirë Partinë Boshnjake dhe partitë shqiptare, kanë deklaruar se do ta mbështesin.

Në anën tjetër, Lëvizja Evropa Tani e kryeministrit Milojko Spajiq ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë shkarkimin e Mandiqit. Kundër nismës janë shprehur edhe Demokratët, Partia Socialiste Popullore, si dhe DNP-ja dhe Mali i Zi i Bashkuar.

Kërkesa për shkarkimin e Mandiqit erdhi pasi më 27 gusht, pas vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mlladiq, ai i shprehu ngushëllime djalit të tij, Darko Mlladiq.

Mandiqi deklaroi se ngushëllimet i kishte dërguar në emër të tij dhe të partisë së tij, Demokracisë së Re Serbe (NSD).

Ratko Mlladiq vdiq më 27 gusht në Hagë, ndërsa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm pasi ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pesë eurodeputetë, mes tyre edhe raportuesi për Malin e Zi, Marjan Sharec, deklaruan më 21 shtator se veprimi i Mandiqit nuk kontribuon në rrugën evropiane të vendit. Ata theksuan se, edhe pse ngushëllimet u dërguan në emër personal dhe partiak, funksioni që Mandiqi mban u jep veprimeve të tij peshë institucionale.

Edhe Delegacioni i BE-së në Mal të Zi ka paralajmëruar se zyrtarët e vendeve kandidate duhet të shmangin veprimet që mund të interpretohen si glorifikim i personave të dënuar për krime lufte, si dhe mohimin apo relativizimin e gjenocidit.

Mandiqi i ka hedhur poshtë kritikat, duke thënë se ngushëllimet ishin në përputhje me zakonet dhe se në mesazhin e tij nuk kishte asgjë të diskutueshme.

Seanca për shkarkimin e tij është caktuar të nisë nesër në orën 12:00, nëse sigurohet kuorumi. Për shqyrtimin e nismës janë paraparë dy orë.

The post E lavdëroi kriminelin e luftës, nesër votohet shkarkimi i Mandiqit në Parlamentin e Malit të Zi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Aksioni me vezë ndaj Kurtit, Kadrijaj: Ndjeva obligim moral dhe patriotik me thy akullin e opozitës
Izraeli e quan “absurditet grotesk” deklaratën e Macronit për Bregun Perëndimor në OKB
Viora Hyseni u propozua në gusht për “Chevalier”, gradën e Urdhrit Kombëtar të Meritës së Francës për merita të dalluara
Kurti nga New Yorku kërkon që “Bondsteeli” të bëhet bazë e përhershme amerikane
Tahiri: Urgjente që të mblidhet Kuvendi i Kosovës

LEXO GJITHASHTU

Shasivari: Integrimi evropian është transformim i institucioneve, jo vetëm harmonizim i ligjeve
Shasivari: Integrimi evropian është transformim i institucioneve, jo vetëm harmonizim i ligjeve
TOP Momenti
Besnik Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për vendimin e Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore
Besnik Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për vendimin e Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore
TOP Momenti
Shifra alarmante, qindra mijëra votues më shumë se qytetarë të regjistruar në Serbi – 248 mijë nga Kosova
Shifra alarmante, qindra mijëra votues më shumë se qytetarë të regjistruar në Serbi – 248 mijë nga Kosova
Lajme
Vlora Hyseni në gusht u propozua për gradën “Chevalier” për merita të dalluara në shërbim të Francës
Vlora Hyseni në gusht u propozua për gradën “Chevalier” për merita të dalluara në shërbim të Francës
Lajme
DW: Jo revoltë kundër Merzit, por shumë pakënaqësi në prapaskenë
DW: Jo revoltë kundër Merzit, por shumë pakënaqësi në prapaskenë
Lajme

You Might Also Like

Protesta kundër vendimit ndaj katërshes së UÇK-së, sonte nata e tetë në sheshin “Skënderbeu”
Lajme

Protesta kundër vendimit ndaj katërshes së UÇK-së, sonte nata e tetë në sheshin “Skënderbeu”

September 23, 2026
Rusia sulmon një anije tregtare në Detin e Zi, një viktimë
Lajme

Rusia sulmon një anije tregtare në Detin e Zi, një viktimë

September 23, 2026
30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin
Lajme

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

September 23, 2026
Rrjete online detyrojnë fëmijë të kryejnë akte brutale, raste konfirmohen edhe në Zvicër
Lajme

Rrjete online detyrojnë fëmijë të kryejnë akte brutale, raste konfirmohen edhe në Zvicër

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?