By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Shtatë ditë janë vetëm fillimi”, Çlirim Haziri paralajmëron vazhdimin e protestës për UÇK-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Shtatë ditë janë vetëm fillimi”, Çlirim Haziri paralajmëron vazhdimin e protestës për UÇK-në
TOP Momenti

“Shtatë ditë janë vetëm fillimi”, Çlirim Haziri paralajmëron vazhdimin e protestës për UÇK-në

Momenti
Published: September 22, 2026

Organizatori i protestave në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Çlirim Haziri, ka deklaruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke thënë se prania e qytetarëve në shesh për shtatë net me radhë është dëshmi se protesta nuk është shuar.

Në fjalimin e mbajtur në natën e shtatë të protestës, Haziri u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të vazhdojnë mobilizimin, duke theksuar se qëndrimi i tyre duhet të jetë një përgjigje ndaj, siç e ka cilësuar ai, përpjekjeve për njollosjen e luftës së UÇK-së.

“Pas një jave jemi ende këtu. Nuk jemi lodhur. Nuk jemi larguar. Nuk kemi heshtur”, ka thënë Haziri.

Ai ka përmendur edhe 28-vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, duke thënë se shtatë net protestë janë pak në krahasim me sakrificën e atyre që, sipas tij, dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Para sakrificës së Fehmiut dhe Xhevës, qëndrimi ynë shtatë net në këtë shesh është pak. E sidomos sot, 28 vjet më vonë, kur po tentohet të njolloset lufta për të cilën ata dhanë jetën”, ka deklaruar ai.

Haziri ka thënë se protesta nuk është organizuar për një parti politike apo për një paraqitje të vetme publike, por rreth asaj që organizatorët e cilësojnë si mbështetje për UÇK-në.

“Sepse nuk jemi mbledhur për një fotografi. Nuk jemi mbledhur për një parti politike. Jemi mbledhur për një kauzë. Jemi bashkë për UÇK-në”, ka thënë ai.

Në fjalimin e tij, Haziri ka përmendur edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili, sipas tij, është dorëzuar një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që t’u përgjigjen kërkesave të protestuesve.

“Një javë kemi pritur. Një javë kemi protestuar. Një javë kemi folur qetë. Dhe askush të mos e marrë qetësinë tonë për dobësi”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, mungesa e një përgjigjeje institucionale do të ndikojë në vazhdimin dhe zgjerimin e protestës.

“Mos prisni që java e dytë të jetë si e para. Nëse mendoni se koha punon kundër këtij sheshi – gaboheni. Nëse mendoni se heshtja do të na lodhë – gaboheni”, ka deklaruar ai.

Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që në ditët në vijim t’u bashkohen protestave, duke kërkuar që pjesëmarrja të rritet.

“Nesër silleni edhe një mik me vete. Silleni një familjar. Thirreni atë që deri sot ka qëndruar në shtëpi. Sepse ky shesh nuk duhet të zvogëlohet. Ky shesh duhet të rritet”, ka thënë ai.

Në fund të fjalimit, Haziri ka përsëritur thirrjen “Jo në emrin tim”, ndërsa protesta është mbyllur me thirrjet për nderimin e dëshmorëve dhe mbështetjen për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Kosova nuk harron. Lavdi dëshmorëve të kombit. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkë për UÇK-në”, ka përfunduar fjalimin e tij. /Telegrafi/

You Might Also Like

Mickoski në takim me Jansha: Nuk kërkojmë rrugë më të shkurtër drejt BE-së, por proces të drejtë
Gruda: Mund të tërhiqemi nga kërkesat në Kushtetuese për ta kaluar ligjin për Specialen
Klestor Veseli thotë se s’ka marrë ftesë për takim nga Haxhiu
Gjini godet Gërvallën për sulmet ndaj familjes Haradinaj: Ka vjellë vrer kundër njerëzve që e kanë oborrin të mbushur me varre
Paga mesatare në muajin korrik ka qenë 48.499 denarë

LEXO GJITHASHTU

Irani vendos kushtet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, ministri i Jashtëm ia përcjell të dërguarit të SHBA-së
Irani vendos kushtet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, ministri i Jashtëm ia përcjell të dërguarit të SHBA-së
Lajme
Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet
Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet
Lajme
“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë
“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë
Lajme
Dënimi me 25 vjet burg nga Haga, Bilall Sherifi tregon reagimin e Jakup Krasniqi: Ju kam thënë që kjo gjykatë s’është për drejtësi
Dënimi me 25 vjet burg nga Haga, Bilall Sherifi tregon reagimin e Jakup Krasniqi: Ju kam thënë që kjo gjykatë s’është për drejtësi
Lajme
“Ju kam thënë”, Sherifi tregon çka ju tha Jakup Krasniqi kur shkuan ta shohin pas vendimit të Speciales
“Ju kam thënë”, Sherifi tregon çka ju tha Jakup Krasniqi kur shkuan ta shohin pas vendimit të Speciales
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli
TOP Momenti

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

September 22, 2026
Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni
TOP Momenti

Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni

September 22, 2026
Kurti, Kallasit: Gjykimi nuk ka përfunduar, Kosova do të angazhohet që verdikti të korrigjohet në shkallën e Apelit
TOP Momenti

Kurti, Kallasit: Gjykimi nuk ka përfunduar, Kosova do të angazhohet që verdikti të korrigjohet në shkallën e Apelit

September 22, 2026
Shuhet zjarri që shpërtheu në depon për ngjyra dhe llaçe në Shkup
TOP Momenti

Shuhet zjarri që shpërtheu në depon për ngjyra dhe llaçe në Shkup

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?