Pas dënimit në shkallën e parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së tashmë ekipet mbrojtëse kanë nisur procedurat për njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës për apelimin e vendimit, sipas të cilit me 81 vite burgim u dënuan, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Mbrojtja e katërshes së UÇK-së afat që brenda 30 ditësh që i bie deri më 15 tetor, të njoftoj gjykatën se cilat pjesë të verdiktit do të kundërshtohen.
Për Radio Dukagjinin nga mbrojtja kanë deklaruar se ende nuk kanë dorëzuar ndonjë parashtrim.
Më 16 shtator, Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.

