By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zhdukja misterioze e Bleona Matës, ku është ajo? Avokati i familjes sqaron të vërtetën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zhdukja misterioze e Bleona Matës, ku është ajo? Avokati i familjes sqaron të vërtetën
Lajme

Zhdukja misterioze e Bleona Matës, ku është ajo? Avokati i familjes sqaron të vërtetën

Momenti
Published: September 22, 2026

Një ditë më parë, avokati Alban Duraj tha në emisionin “Breaking me Fiori Dardha” se dihet vendndodhja e Bleona Matës, e zhdukur prej 16 vitesh. Sipas tij, vajza që tashmë është 22 vjeçe, është një studente ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek.

Këto detaje i ka hedhur poshtë sot avokati i nënës së Bleonës, Idajet Beqiri. Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ai u shpreh se këto janë deklarata të papërgjegjshme dhe se Duraj nuk ka asnjë lloj lidhje me çështjen. Sipas Beqirit, ai është nxituar.

“Jo vetëm që është e papërgjegjshme, por krijon probleme ligjore, e hedh organin e akuzës në një drejtim që nuk duhet të shkojë. Gjithashtu ka probleme të rëndë me familjen, nënën e Bleonës, njerëzit e tjerë të dashur, vëllain e saj. Ua ngacmon plagën padrejtësisht. Ky person nuk ka lidhje, nuk e di pse është futur këtu”, tha avokati.

Lidhur me nënën e Bleonës, zonjën Bukurie, Beqiri tha se ajo thashme është mësuar me kështu deklaratash pasi edhe në rrjetet sociale çfarë nuk thuhet.

“Dikush thotë është martuar këtu, dikush e gjetëm këtu, dikush thotë është adoptuar. Ka plot teori. Me dhimbje i pret të gjitha, edhe këtë deklaratë, por e di që është një gënjeshtër, mashtrim i madh”, tha avokati.

I pyetur nëse ka informacione se për kë bëhet fjalë, për vajzën që përmendi avokati Duraj, Beqiri tha se ‘nuk ka lidhje dhe se është sajesë e turpshme’.

“Madje është vepër penale. Nuk dua të flas shumë për të, komuniteti jonë ka lloj-lloj njerëzish. U bë vetting gjithandej, por duhet bërë dhe brenda avokatëve. Çfarë nuk po dëgjojmë”, vijoi avokati.

Sipas Beqirit, hetimet për rastin e Bleonës janë në një drejtim tjetër dhe këto deklarata thjeshtë shpërqendrojnë vëmendjen. Ai shton se është një situatë jo normale në hetimet e kësaj çështje.

“Është si puna e kungulleshkës, një erë e merr çështjen Prokuroria e Kukësit dhe e ndalon, e dërgon te Policia. Kjo e merr dhe e kthen sërish te Prokuroria që më pas ia dërgon SPAK. SPAK nuk bën gjë.  Momentalisht është çështje e ‘vdekur’, është e pezulluar, nuk ka ndonjë gjë konkrete në drejtimin e duhur. Është një fatkeqësi e madhe, në krim kaq i madh prej 16 vitesh, sot vajza është 22 vjeçe, nuk merr drejtimin e duhur çështja”, përfundoi avokati Beqiri. /TopChannel

The post Zhdukja misterioze e Bleona Matës, ku është ajo? Avokati i familjes sqaron të vërtetën appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Policia konfirmon gjetjen e një 34-vjeçari pa shenja jete në Gjilan
Donald Trump: Luftë karteleve të drogës, janë ISIS-i i Hemisferës Perëndimore
Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar
Hoxha: Gërvalla s’po e kryen detyrën e saj rreth mosreagimit për ish-krerët e UÇK-së
Makina përplas për vdekje një 64-vjeçar që udhëtonte me motor në Tiranë

LEXO GJITHASHTU

Mickoski: Disa vende anëtare të BE-së duan ndryshim të identitetit tonë
Mickoski: Disa vende anëtare të BE-së duan ndryshim të identitetit tonë
TOP Momenti
Trump falënderon Kosovën dhe Shqipërinë për angazhimin e trupave në Gaza
Trump falënderon Kosovën dhe Shqipërinë për angazhimin e trupave në Gaza
TOP Momenti
Reuters raporton për urdhrin e SPAK që Vlora Hyseni të vihet në arrest shtëpiak, përmendet që është nga Kosova
Reuters raporton për urdhrin e SPAK që Vlora Hyseni të vihet në arrest shtëpiak, përmendet që është nga Kosova
Lajme
Policia gjermane shpall në kërkim 23-vjeçarin nga Vushtrria, dyshohet për vrasjen e një 15-vjeçari
Policia gjermane shpall në kërkim 23-vjeçarin nga Vushtrria, dyshohet për vrasjen e një 15-vjeçari
TOP Momenti
Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra!
Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra!
Lajme

You Might Also Like

Marrëdhëniet SHBA-Iran, Rubio: Jemi të hapur për takim në OKB, por ende nuk ka një plan
Lajme

Marrëdhëniet SHBA-Iran, Rubio: Jemi të hapur për takim në OKB, por ende nuk ka një plan

September 22, 2026
Trump e falendëron Kosovën në fjalimin e tij në OKB për kontributin me trupa ushtarake në kuadër të Bordit të Paqes
Lajme

Trump e falendëron Kosovën në fjalimin e tij në OKB për kontributin me trupa ushtarake në kuadër të Bordit të Paqes

September 22, 2026
“Nëse e ka bërë për llogari të shërbimeve të tjera…” – Gazetari Artan Hoxha: SHISH mund të jetë shndërruar në shërbim të pushtetit
Lajme

“Nëse e ka bërë për llogari të shërbimeve të tjera…” – Gazetari Artan Hoxha: SHISH mund të jetë shndërruar në shërbim të pushtetit

September 22, 2026
Arrestohet një 35-vjeçar që ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim për vjedhje, dërgohet në vuajtje të dënimit
Lajme

Arrestohet një 35-vjeçar që ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim për vjedhje, dërgohet në vuajtje të dënimit

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?