By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sulmi rus vret 4 persona në Dnjepër, ndërsa Zelensky pritet të takohet me Trumpin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sulmi rus vret 4 persona në Dnjepër, ndërsa Zelensky pritet të takohet me Trumpin
Lajme

Sulmi rus vret 4 persona në Dnjepër, ndërsa Zelensky pritet të takohet me Trumpin

Momenti
Published: September 22, 2026

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndërsa Rusia ka kryer një sulm me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës, duke vrarë të paktën katër persona në Dnjepër.

“Janë planifikuar rreth 20 takime, përfshirë me presidentin e SHBA-së, liderë evropianë, senatorë amerikanë dhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, drejtues të organizatave ndërkombëtare, kompanive kryesore amerikane dhe grupeve të ekspertëve”, shkroi Zelensky në X pas mbërritjes në Nju Jork, ku pritet t’i drejtohet sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Zelensky pritet të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në orën 13:15 sipas kohës lokale, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 22 shtator.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky tha se takimi “mund të ndryshojë shumë gjëra” dhe se ai dhe Trumpi “kanë kaluar nëpër shumë gjëra” gjatë diskutimeve të tyre.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pritet gjithashtu të jetë në Nju Jork dhe më 23 shtator pritet të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Zelensky u takua gjithashtu me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Nju Jork. Ata diskutuan për sigurinë dhe pakon e mbështetjes për Ukrainën gjatë dimrit, ndërsa Kievi po kërkon sisteme dhe raketa shtesë të mbrojtjes ajrore përmes fondeve të huasë së Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, sipas Reuters dhe Financial Times, duke cituar burime, Zelensky u takua me drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, në aeroportin Shannon të Irlandës, gjatë rrugës së tij për në Nju Jork.

Një burim e përshkroi takimin si “të shkurtër, të paplanifikuar dhe joformal”, duke vënë në dukje se të dy po bënin ndalesa për furnizim me karburant dhe se Ratcliffe po kthehej në Shtetet e Bashkuara nga Egjipti.

Takimi i Ratcliffe me Zelenskyn vjen më pak se një muaj pasi shefi i CIA-s udhëtoi në Moskë për t’u takuar me zyrtarët kryesorë të inteligjencës ruse.

Sulmi rus vret 4 persona në Dnjepër

Numri i viktimave nga sulmi rus me raketa balistike ndaj Dnjeprit, gjatë natës së 22 shtatorit, është rritur në katër, sipas autoriteteve rajonale.

Gjashtë persona u plagosën, përfshirë një 25-vjeçar, i cili u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Pesë të tjerë pësuan lëndime të moderuara ose të lehta. Sulmi dëmtoi gjithashtu objekte industriale në Krivi Rih dhe Pavlohrad.

Në kryeqytetin ukrainas, një sulm rus gjatë natës shkatërroi pjesërisht një ndërtesë banimi pesëkatëshe në një lagje të Kievit. Katër persona u plagosën, tre prej të cilëve u shtruan në spital.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se forcat ruse sulmuan me 212 dronë dhe raketa të llojeve të ndryshme, përfshirë raketa balistike dhe të lundrimit, gjatë natës së 22 shtatorit.

Trembëdhjetë rajone të Ukrainës dhe Kievi u vunë nën sulm nga Rusia, tha kryeministri ukrainas Serhiy Koretskiy.

“Një tjetër sulm masiv me dronë dhe raketa ndaj qyteteve ukrainase. Rusët po shënjestrojnë qëllimisht bizneset, fermat, depot, hekurudhat, infrastrukturën energjetike dhe ndërtesat e banimit”, shkroi Koretskyi në Telegram.

Ukraina godet rafineritë ruse të naftës

Ndërkohë, forcat ukrainase sulmuan rajonin Samara të Rusisë gjatë natës së 22 shtatorit, sipas guvernatorit të rajonit, i cili tha se u rrëzuan dhjetëra dronë dhe se një person u vra.

Sipas kanaleve në Telegram, rafineria e naftës Kuibyshev u godit dhe raportohet se pranë njësive të përpunimit të naftës së papërpunuar shpërtheu një zjarr.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi sulmin ndaj rafinerisë së naftës Kuibyshev në rajonin Samara të Rusisë, duke shtuar se forcat ukrainase goditën gjithashtu një rafineri tjetër nafte në kryeqytetin e Bashkortostanit, Ufa.

Ushtria ukrainase tha se rafineritë, me një kapacitet të kombinuar vjetor përpunimi prej rreth 14.5 milionë tonësh, prodhojnë karburant që përdoret për të mbështetur forcat e armatosura ruse.

Më herët, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës deklaroi se më shumë se 45 për qind e kapacitetit të parashikuar të Rusisë për përpunimin e naftës ishte nxjerrë jashtë funksionit si rezultat i sulmeve.

Sipas raportimeve të mediave, Trumpi i ka bërë vazhdimisht thirrje Zelenskyt që t’i ndalë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, duke argumentuar se sulmet po kontribuojnë në rritjen e çmimeve globale të naftës dizel.

Trump shkroi në Truth Social se “Rusia, për fat të keq, ka humbur kontrollin mbi industrinë e saj të naftës dizel për shkak të luftës me Ukrainën”, duke shtuar se “e gjithë bota vuan”.

“Kjo luftë qesharake dhe e pafund me Ukrainën duhet të përfundojë”, shkroi Trump.

Zelensky iu përgjigj postimit të Trumpit duke shkruar: “Sektori energjetik i Ukrainës, infrastruktura kritike dhe eksportet tona ushqimore duhet të mos jenë më objektiva të Rusisë dhe kjo do të çojë në hapa përkatës të de-përshkallëzimit nga ana jonë. Zgjidhjet janë të mundshme.”/REL/

The post Sulmi rus vret 4 persona në Dnjepër, ndërsa Zelensky pritet të takohet me Trumpin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?