By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vrasja e rëndë e vitit 2013 në Prizren, dënohet me 15 vjet burg edhe i akuzuari Sead Halilaj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vrasja e rëndë e vitit 2013 në Prizren, dënohet me 15 vjet burg edhe i akuzuari Sead Halilaj
Lajme

Vrasja e rëndë e vitit 2013 në Prizren, dënohet me 15 vjet burg edhe i akuzuari Sead Halilaj

Momenti
Published: May 13, 2026

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të kryer në mënyrë mizore dhe dinake.

Aktgjykimi është marrë nga gjykatësi i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prizren, Artan Sejranni- kryetar i trupit gjykues, dhe anëtarët- gjykatësit Teuta Krusha dhe Sadije Selmani, më 24 shkurt 2026.

Your browser does not support the video tag.

Sipas aktgjykimit, Halilaj me dashje ka privuar nga jeta në mënyrë mizore dhe tinëzare viktimën I.K., më 4 qershor 2013.

Në vendim thuhet se vrasja është kryer bashkë me vëllanë e viktimës, Senad Kullaj, për motive të ulëta, pasi e njëjta punonte si këngëtare dhe valltare në një lokal nate në Mitrovicë.

Your browser does not support the video tag.

“..në atë mënyrë që së bashku me Senad Kullaj nga Shkodra – Republika e Shqipërisë vjen për të vizituar I.in e cila ishte duke punuar si këngëtare – valltare në Mitrovicë në lokalin ,,Sh…” pronë e M.S.,, me ç ‘rast takohen në Prizren, ku qëndrojnë në shtëpinë e F.R., ku ajo ka banuar më herët, dhe diku në orët e mëngjesit pasi nuk është pajtuar I.K., të kthehet në shtëpi pasi familja nuk është pajtuar lidhur me punën e saj si valltare dhe këngëtare në lokalet e natës papritmas i akuzuari Sead Halilaj me thikë së bashku me Senad Kullaj fillojnë të godasin I.K në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në aktgjykim.

Si rrjedhojë,  aty thuhet se viktimës i kanë shkaktuar plagë prerëse në fyt duke ia dëmtuar rrugët e frymëmarrjes dhe këputur enët e gjakut.

“..duke shkaktuar plagë prerëse shpuese në anën e pasme të djathtë dhe të majtë të kokës, në pjesën e laprës së veshit të majtë, në anën e djathtë të regjionit të mjekrës, gërvishtje në anën e sipërme të majtë të përparme të kraharorit, në anën e majtë e sipërme të shpinës, në anën e pasme të krahut të majtë, në anën e pasme të dorës së majtë në bërryl, ndrydhje dhe gërvishtje në anën e pasme të parakrahut të dorës së majtë si dhe në anën e brendshme të dy shuplakave të duarve, si dhe plagë prerëse shpuese në anën e djathtë të qafës në pjesën e përparme të qafës e cila prerje kishte dëmtuar rrugët e ushqimit, të frymarrjes dhe kishte këputur enët e gjakut dhe nervat në këtë regjion që shkonte deri në indet e forta te unazat e qafës, me ç ‘rast ka ardhur deri te vdekja e dhunshme si pasoj e gjakderdhjes masive nga plagët e shumta prerëse e shpuese në qafë dhe pjesët të ndryshme të trupit të shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të fortë dhe të prehtë”, thuhet më tej.

Si rrethanë lehtësuese, trupit gjykues e ka marrë “sjelljen korrekte pas kryerjes së veprës penale”, përkundër se i pandehuri nga viti 2013 për 11 vjet kishte qëndruar në arrati, dhe ishte arrestuar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Ndërsa si rrethanë lehtësuese është marrë sjellja korrekte pas kryerjes së veprës penale, moshën e tij, gjendjen e tij ekonomike”, thuhet më tej në aktgjykim.

Ndërsa, si rrethanë rënduese është marrë mënyra e kryerjes së veprës penale, rrezikshmëria shoqërore e veprës, dhe pesha e veprës penale.

Dënimi ndaj tij është shqiptuar bazuar në Kodin Penal të Kosovës të vitit 2013, i cili për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” parasheh dënim nga 10 vjet e deri në burgim të përjetshëm.

Aktakuza ndaj Sead Halilajt është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren më 25 shtator 2024, ku thuhet se pasi i njëjti bashkë me vëllanë e viktimës kishin shkuar në Prizren nga Shkodra e Shqipërisë, duke i kërkuar viktimës që të takohen në Prizren, ku edhe kanë qëndruar bashkërisht natën kritike. Më tej, thuhet se të njëjtit pas kryerjes së vrasjes, në orët e hershme të mëngjesit janë larguar me taksi në drejtim të Shkodrës. Ndërsa më pas janë larguar për në Mal të Zi dhe nga Podgorica përmes aeroplanit kanë udhëtuar për në Itali, më pas Belgjikë dhe në fund Angli, ku ka punuar dhe kur është paraqitur që të kthehet është kërkuar nga Interpoli.

Përveç Halilajt, Gjykata Themelore në Prizren kishte shqiptuar aktgjykim dënues edhe ndaj vëllait të viktimës, Senad Kualla, të cilin e dënoi me 19 vjet burgim, më 12 qershor 2020 për veprën penale “Vrasje e rëndë” të privimit nga jeta të anëtarit të familjes në mënyrë mizore dhe dinake. Aktgjykimi ndaj tij thuhet të jetë vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme. /BetimipërDrejtësi

The post Vrasja e rëndë e vitit 2013 në Prizren, dënohet me 15 vjet burg edhe i akuzuari Sead Halilaj appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Mos të harrojmë, LDK-ja ka pasur gara të forta për kryetar” – Ylli Hoxha thotë se nuk mundesh…
Ramabaja: Ndjej keqardhje që si forcë politike LDK-ja nuk po arrin të çlirohet nga përplasjet e pakuptimta politike
Mushkolaj: Debatet e LDK-së kanë përfunduar me largime të njerëzve të rëndësishëm nga partia
“Kur ia ke nis me u marrë me politikë, ke punuar kundër LDK-së” – “Kam punuar anti-serbi…”
Presidenti iranian thotë se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen

You Might Also Like

“Ajo çka ka ndodhur është dy letra dhe dy paraqitje televizive” – Gashi thotë se Lutfi Haziri…
Lajme

“Ajo çka ka ndodhur është dy letra dhe dy paraqitje televizive” – Gashi thotë se Lutfi Haziri…

June 30, 2026
Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
Lajme

Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa

June 30, 2026
Berri kundërshton marrëveshjen SHBA-Izrael-Liban: Nuk do të zbatohet dhe rrezikon përçarjen e vendit
Lajme

Berri kundërshton marrëveshjen SHBA-Izrael-Liban: Nuk do të zbatohet dhe rrezikon përçarjen e vendit

June 30, 2026
Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
Lajme

Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?