By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ulutash: Rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike, jo ushtarake
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ulutash: Rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike, jo ushtarake
TOP Momenti

Ulutash: Rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike, jo ushtarake

Momenti
Published: September 14, 2026

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka deklaruar se stabiliteti afatgjatë në Kosovë dhe në rajon nuk mund të arrihet vetëm përmes pranisë ushtarake, por kërkon zgjidhje politike.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Ulutash theksoi se KFOR-i vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm në aspektin ushtarak, por se rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike.

Your browser does not support the video tag.

Ekskluzive | Ulutash: KFOR-i nuk ka mandat të vendosë për hapjen e Urës së Ibrit, kjo u takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

“Më lejoni të shtoj se, ndërsa KFOR-i vazhdon të ofrojë kontribute të rëndësishme ushtarake, rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike, jo ushtarake”, deklaroi Ulutash.

Ai bëri të ditur se NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Prandaj, NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si kornizë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha komandanti i KFOR-it për Telegrafin.

– YouTube www.youtube.com

Dialogu i lehtësuar nga BE-ja synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa NATO vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të lirë për lëvizje në Kosovë.

Ndryshe, procesi i dialogut ka muaj që nuk ka shënuar përparim, ndërkohë që Kosova është përballur me zgjedhje dhe bllokadë institucionale, kurse Serbia së shpejti pritet të mbajë zgjedhje të reja parlamentare.

Ndryshim në krye të KFOR-it, ky është gjenerali që do ta pasojë Ulutash-in

Ulutash, i cili vjen nga Turqia, po shërben për herë të dytë në krye të KFOR-it. Pas përfundimit të mandatit, atë pritet ta pasojë gjeneralmajori italian Roberto Vergori. /Telegrafi/

You Might Also Like

Ngordhin peshqi në Lumin Treska, kërkohet të bëhen analiza urgjente të ujit
Masë e përkohshme për Kuvendin, nesër PDK e dërgon në Kushtetuese edhe zgjedhjen e Qeverisë
Mitrush Kuteli, 119 vjet nga lindja e shkrimtarit dhe ekonomistit të shquar shqiptar
Dogana zbulon deklarim të pasaktë në Prizren, shmangia e detyrimeve arrin në 37,800 euro
Rrihen dy persona mes vete në Aeroportin e Prishtinës, njëri nga ta dërgohet në mbajtje

LEXO GJITHASHTU

Ish-zyrtari maqedonas me deklaratë të fortë: Vdekja e presidentit Trajkovski ishte atentat, jo aksident
Lajme
Rritet çmimi i naftës në tregjet globale
Rritet çmimi i naftës në tregjet globale
Lajme
Çfarë moti na pret? Mendim Rugova tregon si do të jenë ditët në vijim
Çfarë moti na pret? Mendim Rugova tregon si do të jenë ditët në vijim
Lajme
Statuja e Charlie Kirk vandalizohet me bojë të kuqe në selinë e Turning Point USA
Statuja e Charlie Kirk vandalizohet me bojë të kuqe në selinë e Turning Point USA
Lajme
Rama akuzon Qeverinë për përjashtimin e tij nga forumi për “Lojërat Mesdhetare 2030”: Ky është mentaliteti qeverisës i Albin Kurtit
Rama akuzon Qeverinë për përjashtimin e tij nga forumi për “Lojërat Mesdhetare 2030”: Ky është mentaliteti qeverisës i Albin Kurtit
Lajme

You Might Also Like

Uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije
TOP Momenti

Uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije

September 14, 2026
Fjalimi i Kurtit: Mbi 1 miliard euro për ushtrinë, pagë mesatare 1 mijë euro në muaj e dyfishim të shtesave për fëmijët
TOP Momenti

Fjalimi i Kurtit: Mbi 1 miliard euro për ushtrinë, pagë mesatare 1 mijë euro në muaj e dyfishim të shtesave për fëmijët

September 14, 2026
Ish krerët e UÇK-së shfaqen në Times Square dy ditë para vendimit në Hagë
TOP Momenti

Ish krerët e UÇK-së shfaqen në Times Square dy ditë para vendimit në Hagë

September 14, 2026
Brenda dy muajve të ardhshëm, do të lëshohet për qarkullim segmenti më i vështirë i autostradës Kërçovë – Ohër
TOP Momenti

Brenda dy muajve të ardhshëm, do të lëshohet për qarkullim segmenti më i vështirë i autostradës Kërçovë – Ohër

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?