Brenda dy muajve të ardhshëm do të lëshohet në qarkullim pjesa më komplekse teknike e autostradës Kërçovë – Ohër, në segmentin mes fshatit Izvor (Kërçovë) dhe fshatit Vërbjan (Debarcë), me çka plotësisht do të shmanget qafa malore e Presekës.
Këtë e ka paralajmëruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë një paraqitjeje në emisionin e mbrëmjes në TV Alfa.
Siç ka sqaruar Nikoloski, bëhet fjalë për pjesën më të vështirë ndërtimore të realizuar ndonjëherë në rrjetin rrugor të Maqedonisë, e cila përfshin viadukte, ura, katër galeri dhe dy tunetet më të gjata në vend.
“Tuba e tunelit është me gjatësi prej 1.990 metrash, ndërsa e dyta arrin në 2.100 metra. Janë pajisur me teknologjinë më moderne për paralajmërim të hershëm nga zjarret, rregullim të trafikut, dyer rezistente ndaj zjarrit dhe ventilatorë specialë. Me lëshimin e këtyre dhjetë kilometrave për më pak se dy muaj, vozitësit nuk do të përdorin më rrugën e vjetër përmes Presekës”, theksoi Nikolloski.
Sipas ministrit, në trase deri më tani janë përfunduar plotësisht 37 kilometra, prej të cilave 34 kilometra janë lëshuar tashmë në funksion. Pas hapjes së pjesës te Preseka, mbeten edhe segmentet mbi Kërçovë dhe pika kritike te fshati Botun, finalizimi i të cilave pritet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Paralelisht po zgjidhet edhe problemi me tokën dhe ujërat nëntokësore te fshati Botun. Për shkak të specifikës së terrenit, është angazhuar mekanizim special nga jashtë.
“Tokëzimi te Botuni ka sasi të jashtëzakonshme të ujërave nëntokësore. Për të siguruar stabilitet afatgjatë të autostradës, po zbresim madje 24 metra në thellësi — që është lartësi sa një ndërtesë trekatëshe. Në atë thellësi po vendosen mbi 5.000 pilotë nga beton i armuar dhe hekur. Meqenëse mekanizim i tillë nuk kishte në vend, siguruam pesë makineri speciale nga jashtë, prej të cilave dy tashmë po punojnë, ndërsa edhe tre të tjera po mbërrijnë”, theksoi Nikolloski, duke shtuar se të martën ministria do të mbajë një prezantim të detajuar të kësaj sipërmarrjeje ndërtimore në terren.
Nikolloski përfundoi se edhe pse projekti u zvarrit për vite me radhë, me intensifikimin e punimeve nga tetori i vitit 2024, e gjithë trasa prej 57 kilometrash autostradë do të përfundohet brenda dy viteve e gjysmë punë reale.

