By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia sqaron masat para 16 shtatorit: Planet e sigurisë janë procedura të rregullta
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia sqaron masat para 16 shtatorit: Planet e sigurisë janë procedura të rregullta
TOP Momenti

Policia sqaron masat para 16 shtatorit: Planet e sigurisë janë procedura të rregullta

Momenti
Published: September 13, 2026

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve në disa portale se vendi do të “blindoset” në prag të vendimit të Hagës, duke i cilësuar ato si pretendime që mund të keqinformojnë opinionin.

Përmes një njoftimi për media, Policia ka sqaruar se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste të zhvillimeve, aktiviteteve apo tubimeve me pjesëmarrje të madhe janë pjesë e procedurave të rregullta policore.

Your browser does not support the video tag.

“Me qëllim të njoftimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe më gjerë, ju bëjmë me dije se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur pritet të ketë zhvillime, aktivitete, apo pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, hartimi i planeve policore janë pjesë e procedurave të rregullta policore”, thuhet në njoftim.

Policia ka përmendur edhe marshin solidarizues paqësor të 12 shtatorit, duke theksuar se masat e sigurisë në raste të tilla planifikohen për menaxhimin e sigurt të tubimeve, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, qarkullimin e trafikut rrugor dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Sipas Policisë, në kuadër të vlerësimeve dhe planifikimeve merret parasysh edhe mundësia që individë apo elemente të caktuara, përfshirë edhe nga jashtë vendit, të tentojnë t’i shfrytëzojnë grumbullimet e mëdha për provokime, incidente apo veprime destabilizuese.

“Këto janë masa parandaluese dhe standarde, të cilat aplikohen varësisht nga numri i pritshëm i pjesëmarrësve dhe vlerësimit të përgjithshëm të situatës”, thuhet në njoftim.

Në fund, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, veçanërisht kur ato mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe të krijojnë shqetësim të panevojshëm në opinion./Telegrafi/

You Might Also Like

Çitaku: PDK as nuk joshet, as nuk shantazhohet, e as nuk nënshtrohet
Ekspozeja e Kurtit: Mbi 1 miliard euro për ushtrinë,  pagë mesatare 1 mijë euro në muaj e dyfishim të shtesave për fëmijët
Emrat e 15 kandidatëve për deputetë që pritet t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë Kurti 4
Brenda dy muajve të ardhshëm, do të lëshohet në qarkullim segmenti më i vështirë i autostradës Kërçovë – Ohër
Nikolloski paralajmëron dy linja të reja hekurudhore në Shkup

LEXO GJITHASHTU

Trump thotë se do t’i heqë të gjitha tarifat për uiskin irlandez, ndërsa përfundon vizitën dyditore
Trump thotë se do t’i heqë të gjitha tarifat për uiskin irlandez, ndërsa përfundon vizitën dyditore
Lajme
Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi
Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi
Lajme
Rama i ashpër ndaj Kurtit: Kryeministër i Vetëvendosjes dhe Listës Serbe – kujt me gërshërë, 52,87 të qytetarëve që nuk të votuan
Rama i ashpër ndaj Kurtit: Kryeministër i Vetëvendosjes dhe Listës Serbe – kujt me gërshërë, 52,87 të qytetarëve që nuk të votuan
Lajme
Policia reagon pas raportimeve për masat sigurisë në prag të vendimit të Hagës: Planet pjesë e procedurave të rregullta
Policia reagon pas raportimeve për masat sigurisë në prag të vendimit të Hagës: Planet pjesë e procedurave të rregullta
Lajme
Çitaku: Kurti po sillet si monark, kemi me përdorë çdo mjet politik e juridik me kthy demokracinë
Çitaku: Kurti po sillet si monark, kemi me përdorë çdo mjet politik e juridik me kthy demokracinë
Lajme

You Might Also Like

Gjashtë kandidatë në garë për kryetar të Komunës së Bërvenicës
TOP Momenti

Gjashtë kandidatë në garë për kryetar të Komunës së Bërvenicës

September 13, 2026
Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar
TOP Momenti

Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar

September 13, 2026
Ulet TVSH-ja, nafta do të lirohet për 2 denarë
TOP Momenti

Ulet TVSH-ja, nafta do të lirohet për 2 denarë

September 13, 2026
Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura
TOP Momenti

Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?