By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dodik vazhdon me retorikën e vjetër për shpalljen e pavarësisë së Republika Srbskas
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dodik vazhdon me retorikën e vjetër për shpalljen e pavarësisë së Republika Srbskas
Lajme

Dodik vazhdon me retorikën e vjetër për shpalljen e pavarësisë së Republika Srbskas

Momenti
Published: May 13, 2026

Kryetari i SNSD-së, Millorad Dodik, në Banja Llukë ka kërcënuar sërish se do të shpallë pavarësinë e entitetit Republika Srbska(RS) në rast se përfaqësuesi i lartë, Christian Schmidt vendos ligjin për pronën shtetërore.

Siç ka thënë edhe më parë, shpallja e pavarësisë së këtij entiteti do të ndodhë menjëherë nëse Schmidt ndërmerr këtë hap.

“Nëse Schmidt vendos ligjin për pronën shtetërore, në të njëjtin moment do të merret vendimi për pavarësinë e RS-së”, tha Dodik.

Your browser does not support the video tag.

Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin se vendimet e marra nga Schmidt gjatë mandatit të tij duhet të anulohen, raporton klix.ba.

“Nuk do të lejojmë që më askush të merret me ne në këtë mënyrë. Vendimet e Schmidtit duhet të anulohen. Kur kjo të përfundojë, Republika Serbe është e gatshme për bisedime dhe marrëveshje në Bosnje dhe Hercegovinë. Para kësaj nuk do të bisedojmë”, tha ish-presidenti i RS-së.

Your browser does not support the video tag.

Ai vazhdoi me retorikën e tij për “tradhtinë” e serbëve që identifikohen me Bosnje dhe Hercegovinën, duke vazhduar gjithashtu me fyerje ndaj shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës.

“Nuk mund të mbijetojë një Bosnje dhe Hercegovinë e tillë e shtrembëruar, anti-dejtoniane, ku nuk ka asgjë nga ajo që shkruan në Kushtetutë”, tha Dodik.

Opozitën në RS e quajti “mbeturina”, duke thënë se ajo, së bashku me “politikanët myslimanë” dhe bashkësinë ndërkombëtare, do të tentojë të shfuqizojë këtë entitet.

“Bosnja dhe Hercegovina sot është një Frankenstein për popullin serb që nuk mund të sjellë asgjë të mirë për serbët. Sa më gjatë të qëndrojmë në BiH, aq më keq do të jetë për ne”, shtoi ai.

RS, sipas tij, nuk do të hyjë në konflikt ushtarak, por shprehu shpresën se “bota e civilizuar, pas trazirave globale, do të krijojë kushte për të siguruar të drejtën e vetëvendosjes së popujve”, megjithëse një e drejtë e tillë nuk ekziston në kontekstin e RS-së.

“Duhet të bashkohemi rreth kësaj ideje. Nuk ka asnjë shenjë optimiste për qëndrimin tonë të mëtejshëm në BiH. Bosnja dhe Hercegovina ka qenë një eksperiment ku është ndalur zhvillimi i RS-së dhe të gjitha projekteve të saj”, përfundoi Dodik raporton The Geopost përcjell Dukagjini.

 

source

You Might Also Like

Ramabaja: Ndjej keqardhje që si forcë politike LDK-ja nuk po arrin të çlirohet nga përplasjet e pakuptimta politike
Mushkolaj: Debatet e LDK-së kanë përfunduar me largime të njerëzve të rëndësishëm nga partia
“Kur ia ke nis me u marrë me politikë, ke punuar kundër LDK-së” – “Kam punuar anti-serbi…”
Presidenti iranian thotë se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen
“Ajo çka ka ndodhur është dy letra dhe dy paraqitje televizive” – Gashi thotë se Lutfi Haziri…

You Might Also Like

Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
Lajme

Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa

June 30, 2026
Berri kundërshton marrëveshjen SHBA-Izrael-Liban: Nuk do të zbatohet dhe rrezikon përçarjen e vendit
Lajme

Berri kundërshton marrëveshjen SHBA-Izrael-Liban: Nuk do të zbatohet dhe rrezikon përçarjen e vendit

June 30, 2026
Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
Lajme

Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune

June 30, 2026
Të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza nuk kanë qasje në trajtim mjekësor
Lajme

Të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza nuk kanë qasje në trajtim mjekësor

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?