By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sulm me dronë nga Iraku, Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sulm me dronë nga Iraku, Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës
Lajme

Sulm me dronë nga Iraku, Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës

Momenti
Published: September 12, 2026



Arabia Saudite ka mbyllur një tubacion strategjik të naftës pasi ai u sulmua me dronë të nisur nga Iraku, në një zhvillim që shënon zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rrit presionin mbi rrugët globale të furnizimit me naftë.

Iraku ka bërë të ditur se ka shkarkuar nga detyra një komandant ushtarak dhe ka nisur hetime, pasi pranoi se sulmi me dronë ndaj Arabisë Saudite ishte nisur nga një provincë irakiane në kufi me Iranin.

Your browser does not support the video tag.

Tubacioni Lindje-Perëndim, me gjatësi prej rreth 1,200 kilometrash, i mundëson Arabisë Saudite – eksportuesit më të madh të naftës bruto në botë – të transportojë naftën drejt brigjeve të Detit të Kuq, duke shmangur ngushticën e Hormuzit.

Rijadi njoftoi të premten se tubacioni është mbyllur përkohësisht si masë paraprake. Sulmi shkaktoi dëme dhe disa persona u plagosën, ndërsa autoritetet saudite thanë se vlerësimi i plotë i dëmeve është ende duke u bërë.

Sipas Reuters, duke cituar kompani të gjurmimit të anijeve dhe analistë, tubacioni ka transportuar rreth 4 deri në 5 për qind të furnizimit global me naftë.

Arabia Saudite ka vendosur, të paktën në këtë fazë, të mos hakmerret ndaj Irakut. Ministria e Jashtme saudite tha se vendimi erdhi pas një telefonate nga kryeministri irakian dhe se Rijadi do të mbështesë përpjekjet e qeverisë së Irakut për të parandaluar sulmet nga territori i tij ndaj shteteve fqinje.

“Mbretëria e Arabisë Saudite konfirmon se rezervon të drejtën për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e saj, objektet e saj dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe banorëve të saj”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Zyra e kryeministrit irakian bëri të ditur se komandanti i operacioneve në provincën Maysan, e cila kufizohet me Iranin, është shkarkuar nga detyra pasi u konfirmua se sulmi me dronë ishte nisur nga ajo zonë.

Sulmin e ka dënuar edhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, i përbërë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Omani, Katari dhe Kuvajti.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit, Jasem Mohamed Albudaiwi, e cilësoi sulmin si “një përshkallëzim të rrezikshëm” dhe “kërcënim të papranueshëm” ndaj sigurisë, integritetit territorial dhe objekteve jetike të Arabisë Saudite.

Ndërkohë, në Jemen, rebelët Houthi të mbështetur nga Irani kanë avancuar me shpejtësi dhe, sipas burimeve, kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të bregdetit të vendit.

Houthit pretendojnë se kontrollojnë ngushticën Bab al-Mandab, një pikë strategjike që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe rrugën drejt Kanalit të Suezit. Grupi ka deklaruar se lundrimi detar është “i sigurt për të gjitha kompanitë, përveç anijeve saudite”.

Zhvillimet në të dy anët e Gadishullit Arabik kanë shtuar shqetësimet për furnizimin global me naftë. Çmimi i naftës bruto ka kaluar mbi 100 dollarë për fuçi, për herë të parë që nga korriku.

source

You Might Also Like

Gucati: Drejtësia nuk guxon të shndërrohet në rishikim të historisë
Organizatorët e Marshit për Liri: Nga ky shesh simbolikisht i shpallim të pafajshëm
Bedri Hamza bashkë me djalin e Thaçit e Veselit në Marshin për Liri
Nis Marshi i Lirisë, mijëra qytetarë thërrasin UÇK, UÇK
“Pse nuk është Kurti në marsh?”, Rrustemi: Nuk e di, vendimi për Specialen i gabueshëm, duhet ta kujtojmë çfarë qëndrime kemi pasë

LEXO GJITHASHTU

Hoxha dhe Tasholli: Më 16 shtator presim lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Hoxha dhe Tasholli: Më 16 shtator presim lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti
Gucati në “Marshin për Liri”: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte goditje ndaj luftës
Gucati në “Marshin për Liri”: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte goditje ndaj luftës
TOP Momenti
Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Tasholli: Të gjithë bashkë këtu njëzëri, në mënyrë simbolike i shpallim të pafajshëm
Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Tasholli: Të gjithë bashkë këtu njëzëri, në mënyrë simbolike i shpallim të pafajshëm
TOP Momenti
Mickoski: Zaev dhe Kovaçevski duhet të kërkojnë falje tek qytetarët për politikat qeverisjes së tyre
Mickoski: Zaev dhe Kovaçevski duhet të kërkojnë falje tek qytetarët për politikat qeverisjes së tyre
TOP Momenti
27 kallëzime penale për falsifikim të patentë-shoferëve
27 kallëzime penale për falsifikim të patentë-shoferëve
TOP Momenti

You Might Also Like

 Shqipe Selimi i bashkohet Marshit për UÇK’në, nga pas e ndjekin disa deputetë të Vetëvendosjes
Lajme

 Shqipe Selimi i bashkohet Marshit për UÇK’në, nga pas e ndjekin disa deputetë të Vetëvendosjes

September 12, 2026
Fatmir Limaj flet për mospjesëmarrjen e Abdixhikut e Kurtit në Marshin për UÇK’në
Lajme

Fatmir Limaj flet për mospjesëmarrjen e Abdixhikut e Kurtit në Marshin për UÇK’në

September 12, 2026
Nga zyrat e partisë nisen në këmbë drejt sheshit bashkë me Gjinin, Haradinaj: Marshi, shprehje e lartë e vetëdijës kombëtare
Lajme

Nga zyrat e partisë nisen në këmbë drejt sheshit bashkë me Gjinin, Haradinaj: Marshi, shprehje e lartë e vetëdijës kombëtare

September 12, 2026
Sulmet ruse në Ukrainë vrasin 2 persona, plagosin të paktën 17
Lajme

Sulmet ruse në Ukrainë vrasin 2 persona, plagosin të paktën 17

September 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?