By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gucati në “Marshin për Liri”: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte goditje ndaj luftës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gucati në “Marshin për Liri”: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte goditje ndaj luftës
TOP Momenti

Gucati në “Marshin për Liri”: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte goditje ndaj luftës

Momenti
Published: September 12, 2026

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se një dënim i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë do të ishte, sipas tij, më shumë se një goditje ndaj individëve.

Duke folur para qytetarëve në “Marshin për Liri” në Prishtinë, Gucati tha se pjesëmarrësit nuk janë mbledhur për të mbrojtur individë, por për të mbrojtur atë që ai e cilësoi si të vërtetën e Kosovës dhe të luftës për liri.

“Nuk jemi mbledhur për ta mbrojtur individin, por për ta mbrojtur të vërtetën e një populli që luftoi për lirinë. Jemi mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e Kosovës”, u shpreh Gucati.

Your browser does not support the video tag.

Ai theksoi se UÇK-ja, sipas tij, ishte ngritur kundër shtypjes dhe kërkoi që procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve të jetë i drejtë dhe i paanshëm, duke respektuar të drejtat e tyre.

“UÇK-ja nuk e krijoi shtypjen, ajo u ngrit kundër saj. Kërkojmë proces të drejtë dhe të paanshëm, me respekt për të drejtat e çdo të akuzuari”, tha ai.

Gucati përmendi gjithashtu mbështetjen që Kosova kishte marrë gjatë luftës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja.

“Një e dimë se dënimi i krerëve të UÇK-së nuk do të ishte thjesht goditje ndaj individëve, por ndaj luftës së UÇK-së. Nga ky dënim do të përfitonte vetëm Serbia dhe Rusia”, deklaroi Gucati./teve1.info/

source

You Might Also Like

Rama: Ashtu siç triumfoi Kosova,  ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi
​Ky është skenari i “Marshit për Liri” që do të mbahet në Prishtinë
Gjini: Ish-krerët e UÇK-së luftuan kundër atyre që dhunuan mijëra gra
Vajza e dëshmorit Bajram Sylejmani: U rrita me mallin e fëmijës që kërkon figurën e babait
“​Marshi për Liri”, mijëra qytetarë në sheshet e Prishtinës

LEXO GJITHASHTU

Taulant Balla erdhi nga Shqipëria në Prishtinë për Marshin e Lirisë
Taulant Balla erdhi nga Shqipëria në Prishtinë për Marshin e Lirisë
Lajme
Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia s’mund të barazojë ata që sollën lirinë me ata që kryen gjenocid
Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia s’mund të barazojë ata që sollën lirinë me ata që kryen gjenocid
Lajme
Shkurte Fejza përmbyll Marshin për Liri me këngë “Mora fjalë”
Shkurte Fejza përmbyll Marshin për Liri me këngë “Mora fjalë”
Lajme
”MARSHI PËR LIRI”- PROTESTOHET NË MBËSHTETJE TË ISH-KRERËVE TË UÇK-SË
”MARSHI PËR LIRI”- PROTESTOHET NË MBËSHTETJE TË ISH-KRERËVE TË UÇK-SË
TOP Momenti
Fitch mban rejtingun e Maqedonisë në BB+: Rritja ekonomike arrin 4.3 për qind
Fitch mban rejtingun e Maqedonisë në BB+: Rritja ekonomike arrin 4.3 për qind
TOP Momenti

You Might Also Like

Nis “Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët marshojnë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Nis “Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët marshojnë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 12, 2026
​Ali Ahmeti, Hamza e Haradinaj i bashkohen “Marshit për Liri”, marrin pjesë edhe deputetë të VV-së
TOP Momenti

​Ali Ahmeti, Hamza e Haradinaj i bashkohen “Marshit për Liri”, marrin pjesë edhe deputetë të VV-së

September 12, 2026
Gucati: Jemi mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e një populli për liri
TOP Momenti

Gucati: Jemi mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e një populli për liri

September 12, 2026
Hoxha dhe Tasholli: Më 16 shtator presim lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Hoxha dhe Tasholli: Më 16 shtator presim lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

September 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?