By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: A do të ikin turqit pas fitores së AfD në Saksoni-Anhalt?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
A do të ikin turqit pas fitores së AfD në Saksoni-Anhalt?
Lajme

A do të ikin turqit pas fitores së AfD në Saksoni-Anhalt?

Momenti
Published: September 12, 2026

Fitorja e AfD-së në Saksoni-Anhalt po shkakton ankth tek njerëzit me origjinë turke në rajon. Në të njëjtën kohë, shumica janë të bindur se nevoja për punëtorë të huaj do të vazhdojë – pavarësisht zhvendosjes djathtas.

Suksesi i Alternativës për Gjermaninë (AfD), e cila fitoi pothuajse gjysmën e votave në zgjedhjet e landit të Saksonisë-Anhaltit, ka shkaktuar shqetësim në të gjithë vendin. Njerëzit me origjinë turke në Gjermani janë veçanërisht të shqetësuar. Bashkëkryetari i Komunitetit Turk në Gjermani (TGD), raporton për takimet e tij personale me pronarët e dyqaneve në Saksoni-Anhalt. “Pas suksesit të AfD-së, disa menduan të mbyllnin bizneset e tyre dhe të largoheshin fillimisht nga Saksoni-Anhalti, dhe pastaj nga Gjermania”, tha ai për DW.

Your browser does not support the video tag.

Këto janë reagimet e para emocionale. Në fund të fundit, është e vështirë për njerëzit të heqin dorë nga jeta e tyre në një vend dhe të gjitha që kanë krijuar dhe të largohen brenda natës.

“Kemi pasur mundësi tjetër të flasim me disa prej tyre. Ata po presin – domethënë, po presin derisa të formohet një qeveri”, shpjegon ai.

“Një problem për të gjithë Gjermaninë”

Njerëzit me origjinë turke në këtë land e shohin ngritjen e AfD-së “si një problem për Gjermaninënë tërësi”. Duhet të merret në konsideratë zhvillimi jo vetëm nga perspektiva e migrantëve, por edhe në lidhje me demokracinë gjermane, thotë Sofuoğlu. Në fund të fundit, stabiliteti i ardhshëm i Gjermanisë është në rrezik.

Sipas Sofuoğlu, ndërsa AfD përdor migracionin si një mjet politik, qëllimi i saj i vërtetë është kushtetuta gjermane dhe demokracia. Shumë njerëz me origjinë turke e shohin zhvillimin më shumë nga perspektiva e tyre, beson ai.

“Pavarësisht se ngritja e AfD-së do të na ndikojë – në përgjithësi është një zhvillim antidemokratik që duhet të kundërshtohet së bashku me të gjitha forcat demokratike.”

Kësaj i shtohet edhe frika e një rritjeje të mëtejshme të dhunës së krahut të djathtë. “Ekziston frika se sulme si ato të NSU mund të shtohen në ditët në vijim, dhe se shkaqet themelore nuk do të hetohen më pas”, thotë Sofuoğlu.

“Vetëm shqetësimi nuk arrin asgjë”

Megjithatë, shqetësimi për një rritje të mëtejshme të dhunës së krahut të djathtë është vetëm një pjesë e debatit. Alaz Sümer, një avokat dhe ekspert i migracionit, paralajmëron kundër shprehjes së thjeshtë të shqetësimit. “Nuk besoj se vetëm shqetësimi i thjeshtë arrin diçka. Duhet të merren në konsideratë shkaqet themelore”, i tha ai DW.

“Mendoj se partitë e konsoliduara nuk i kanë adresuar si duhet problemet që i mundësuan AfD-së të fitonte në nivel të tillë.” Sümer erdhi në Gjermani nëntë vjet më parë për të studiuar. Sot, ai po ndjek studimet për një doktoraturë mbi partitë ekstremiste të krahut të djathtë dhe këshillon njerëzit nga komuniteti i emigrantëve për njohjen e kualifikimeve të fituara jashtë vendit.

Duke parë në retrospektivë zhvillimet e viteve të fundit, ai shton: “Të thuash ‘AfD është e keqe, AfD është e rrezikshme’ është e lehtë. Ne tashmë e dimë këtë.”

“Suksesi ishte i parashikueshëm”

Edhe Irmak Boztürk – një emër që ne e ndryshuam me kërkesën e saj – gjithashtu jetoi në Gjermaninë Lindore për shumë vite. Dymbëdhjetë vjet më parë ajo erdhi në Leipzig për të studiuar. Ajo e konsideron fitoren e AfD-së shqetësuese, por jo befasuese.

“Ishte e parashikueshme që ekstremistët e djathtë të arrinin një rezultat të lartë dhe të dilnin si partia më e fortë në zgjedhje – por politikat e qeverisë, të cilat janë të largëta nga qytetarët, i hapën edhe rrugën këtij rezultati. Megjithatë, ngritja e AfD-së nuk i ndryshon problemet strukturore të Gjermanisë”, tha Boztürk.

“Edhe me ndryshimin e qeverisë, nevoja për punëtorë dhe të rinj nuk do të ndryshojë – veçanërisht jo në një land me një popullsi aq të moshuar sa Saksonia-Anhalt”.

Mundësia e ndalimit të AfD?

Ndërkohë, avokati Sümer kërkon kujdes kur kemi të bëjmë me AfD. Partia është në pjesë të saj radikale e krahut të djathtë dhe tani është “një realitet në Gjermani”. Sipas tij, një ndalim i partisë do t’i forconte ekstrtemistët e djathtë.

Nëse AfD do të ndalohej, një parti e re do të themelohej, ndërsa forcat ekstremiste të krahut të djathtë mund të bashkoheshin me organizatat e fshehta. Sümer beson se kjo do ta bënte Gjermaninë “edhe më të pabanueshme” për emigrantët.

Në vend të kësaj, ai i kushton rëndësi të bisedohet me votuesit e AfD dhe të kuptohen motivet e tyre. Problemi i racizmit në Gjermani është më i madh se vetë AfD. Problemet me të cilat përballen emigrantët nuk kufizohen vetëm në parti.

Sa turq jetojnë në Saksoni-Anhalt?

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, në vitin 2025 kishte rreth 249,000 njerëz me prejardhje migrante që jetonin në Saksoni-Anhalt, i cili ka rreth dy milionë banorë, përfshirë 6,120 njerëz me origjinë turke.

Burime të shumta vlerësojnë se numri i njerëzve me origjinë turke në mbarë vendin është tre deri në katër milionë./DW/

The post A do të ikin turqit pas fitores së AfD në Saksoni-Anhalt? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Murati: Problemi nuk është te konstituimi por te presidenti, opozita nuk ka vullnet për zhbllokim
Nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit
Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme nga ora 14:00, në rend dite votimi për Qeverinë e re
Gruda sjell rastet që “përcaktuan qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët”

LEXO GJITHASHTU

I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia publikon pamje nga operacioni në Vlorë
I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia publikon pamje nga operacioni në Vlorë
TOP Momenti
“Po luhet me shtetin”, Gruda kërkon ndërhyrjen e Kushtetueses pas zhvillimeve në Kuvend
“Po luhet me shtetin”, Gruda kërkon ndërhyrjen e Kushtetueses pas zhvillimeve në Kuvend
TOP Momenti
Dita e Qeverisë së re? Sot pritet të mbahet seanca në Kuvend
Dita e Qeverisë së re? Sot pritet të mbahet seanca në Kuvend
TOP Momenti
Balje: Nëse vazhdon kështu, zgjedhjet janë shumë evidente
Balje: Nëse vazhdon kështu, zgjedhjet janë shumë evidente
Lajme
Mickoski: Mbi 200 mijë qytetarë morën pjesë në festën e pavarësisë, nuk merrem me akuzat e LSDM-së
Mickoski: Mbi 200 mijë qytetarë morën pjesë në festën e pavarësisë, nuk merrem me akuzat e LSDM-së
TOP Momenti

You Might Also Like

Haxhiu e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë: I uroj suksese në ushtrimin e përgjegjësive
Lajme

Haxhiu e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë: I uroj suksese në ushtrimin e përgjegjësive

September 13, 2026
Kurti flet për mbledhje “të vështirë” të LVV-së: Nënkryetari i takon PDK-së, urime të gjithëve konstituimi i Kuvendit
Lajme

Kurti flet për mbledhje “të vështirë” të LVV-së: Nënkryetari i takon PDK-së, urime të gjithëve konstituimi i Kuvendit

September 13, 2026
Kuvendi konstituohet pa nënkryetarë nga PDK e AAK– Haxhiu mbyll seancën
Lajme

Kuvendi konstituohet pa nënkryetarë nga PDK e AAK– Haxhiu mbyll seancën

September 13, 2026
Lushaku Sadriu: Me vullnet politik bëhen institucionet, vetëm mungesa e tij solli vonesat
Lajme

Lushaku Sadriu: Me vullnet politik bëhen institucionet, vetëm mungesa e tij solli vonesat

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?