Policia e Kosovës ka arrestuar një 37-vjeçar, V.K., shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi dyshohet se ka goditur me një gotë qelqi një shtetas të Kosovës, duke i shkaktuar lëndime.
Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje në në një restorant në Shtërpcë. Policia tha se sulmi erdhi pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy personave.
“Në bazë të hetimeve fillestare, i dyshuari V.K., 37-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, dyshohet se gjatë përleshjes e ka goditur me një gotë qelqi personin S.P., 37-vjeçar, shtetas i Kosovës, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ndërsa më pas është transportuar në spitalin e Graçanicës për trajtim të mëtejmë mjekësor”, tha policia.
Ndërkohë, edhe i dyshuari V.K. është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ku i është ofruar ndihma e parë dhe më pas është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari V.K. është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
The post Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut, e goditi me gotë qelqi një shtetas të Kosovës në një restorant në Shtërpcë appeared first on Gazeta Express.

