By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite mbyll një tubacion kyç të naftës pas një sulmi me dron që u lëshua nga një zonë e Irakut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite mbyll një tubacion kyç të naftës pas një sulmi me dron që u lëshua nga një zonë e Irakut
Lajme

Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite mbyll një tubacion kyç të naftës pas një sulmi me dron që u lëshua nga një zonë e Irakut

Momenti
Published: September 12, 2026

Arabia Saudite ka mbyllë një tubacion kritik të naftës pasi u sulmua me dronë të lëshuar nga Iraku, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme po zgjerohet.

Iraku tha se kishte shkarkuar nga detyra një komandant ushtarak dhe kishte nisur një hetim, pasi pranoi se sulmi me dron ndaj tubacionit East-West të Arabisë Saudite ishte nisur nga një prej provincave të tij që kufizohet me Iranin.

Your browser does not support the video tag.

Tubacioni, i gjatë 1,200 km, i ka mundësuar Arabisë Saudite — eksportuesit më të madh të naftës bruto në botë — të anashkalojë ngushticën e Hormuzit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Incidenti ndodhi në një kohë kur rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, kanë bërë një përparim të madh në Jemen, duke shtuar presionin mbi rrugët globale të transportit të naftës, ndërsa lufta SHBA-Iran po hyn në muajin e shtatë.

Të premten, Riadi tha se e kishte mbyllur tubacionin si masë paraprake, ndërsa u publikuan imazhe satelitore që tregonin tokë të djegur dhe tym pranë vendit të sulmit.

Ministria e Jashtme saudite tha se sulmi kishte shkaktuar disa të plagosur dhe dëme materiale, të cilat ende po vlerësoheshin.

Sipas Reuters, duke cituar kompani që monitorojnë transportin detar dhe analistë, tubacioni ka transportuar rreth 4% deri në 5% të furnizimit global me naftë.

Arabia Saudite ka zgjedhur të mos hakmerret për momentin, pas një telefonate nga kryeministri i Irakut.

Riadi tha se do të “mbështesë përpjekjet e qeverisë irakiane” për të “parandaluar sulmet” që nisen nga territori i Irakut kundër shteteve fqinje.

Në deklaratë, Arabia Saudite shtoi:

“Mbretëria e Arabisë Saudite konfirmon se rezervon të drejtën të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e saj, objektet e saj dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe banorëve të saj.”

Nga ana tjetër, zyra e kryeministrit irakian tha se komandanti i operacioneve në provincën Maysan — një provincë që kufizohet me Iranin — ishte shkarkuar nga detyra pasi u konfirmua se sulmi me dron ishte nisur nga ajo zonë.

The post Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite mbyll një tubacion kyç të naftës pas një sulmi me dron që u lëshua nga një zonë e Irakut appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

A do të ikin turqit pas fitores së AfD në Saksoni-Anhalt?
Profesori amerikan: Teoria e Prokurorisë së Hagës synon t’i lidhë të akuzuarit me krime që nuk pretendohet se i kanë kryer, prandaj kritikohet
Edi Rama shkruan për Hagën në ditën e Marshit: Farsa është në ditët e fundit, Thaçi do të triumfojë sikurse Kosova
Policia merr masa sigurie për marshin në shesh, bllokohen për qarkullim disa rrugë kryesore
Gruaja që u raportua si e zhdukur në Malishevë thotë se u largua me vetëdëshirë nga personi me të cilin bashkëjetoi

LEXO GJITHASHTU

Kryeministri Edi Rama në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Farsa është në ditët e fundit
Kryeministri Edi Rama në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Farsa është në ditët e fundit
TOP Momenti
Sulmohet një e mitur nga një grua në Suharekë, rasti po hetohet
Sulmohet një e mitur nga një grua në Suharekë, rasti po hetohet
TOP Momenti
Gruaja raporton se ia grabitën çantën dy persona nën kërcënimin e armës në Rahovec, rasti po hetohet
Gruaja raporton se ia grabitën çantën dy persona nën kërcënimin e armës në Rahovec, rasti po hetohet
TOP Momenti
Arratisje spektakolare në Greqi, grupi i armatosur “rrëmben” shqiptarin gjatë transferimit në spital
Arratisje spektakolare në Greqi, grupi i armatosur “rrëmben” shqiptarin gjatë transferimit në spital
TOP Momenti
Prishtina sot “marshon për liri”, policia paralajmëron bllokim të disa rrugëve
Prishtina sot “marshon për liri”, policia paralajmëron bllokim të disa rrugëve
TOP Momenti

You Might Also Like

Rama pret princin saudit: Prishtina platformë e shkëlqyer për biznes, synojmë projekte në shkallë të gjerë
Lajme

Rama pret princin saudit: Prishtina platformë e shkëlqyer për biznes, synojmë projekte në shkallë të gjerë

September 12, 2026
54 aksidente e mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë
Lajme

54 aksidente e mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë

September 12, 2026
Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Lajme

Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

September 12, 2026
Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut, e goditi me gotë qelqi një shtetas të Kosovës në një restorant në Shtërpcë
Lajme

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut, e goditi me gotë qelqi një shtetas të Kosovës në një restorant në Shtërpcë

September 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?