Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, i ftuar në Euro në T7 ka folur për zhvillimet e sotme në Kuvend.
Mustafa, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se, qe dy vite Kosova, ‘’nuk funksionon si shtet normal.
‘’Ndryshimi i zgjedhjes së nënkryetarëve, ata shkelën këtë aktgjykim dhe vendosën që të votojnë dhe në mënyrë arbitrare vetë të vendosin se si të votojnë për nënkryetarë, dhe kjo ishte pjesë e planit për bllokadë. Po kërkon votë, po të japin votë, dhe çka po bën me ato ulëse ata deputetë, nuk po punon, s’po qeverisë. Me këtë bllokadë Albin Kurti është duke i kënaq vetëm ata që kanë dëshiru me pa një shtet që nuk funksionon, ata që nuk ia donë të mirën Kosovës. Mënyra se si po sillet, ai po sillet vetëm për ti shërbyer ambicieve personale për pushtet, s’po i përfill nevojat e qytetarëve të Kosovës. Nuk ka kuvend, ka qeveri në detyrë, që s’i jep llogari askujt, që s’mbikëqyret nga askush, dhe ka një shtet që funksionon me ushtrues detyre që nuk i japin llogari bash askujt. Ka dy vite që Kosova nuk funksionon si shtet normal’’, ka thënë ai.
Mustafa, ka vazhduar kritikat e tij ndaj Kurtit, duke thënë se ky i fundit ‘’nuk ka ndjeshmëri’’ për 16 shtatorin e as për datat e tjera të rëndësishme, përfshirë, ka shtuar, 17 shkurtin.
‘’Nuk do të bëhemi pjesë atij cirku të vazhdueshëm. Kemi dashtë me i dhanë Kosovës kuvend para 16 shtatorit. Nga ajo që shihet Albin Kurti nuk ka ndjeshmërie për 16 shtatorin, ngjashëm qysh s’ka pas as për datat e tjera të rëndësishme përfshi 17 shkurtin. Nuk po i ngutet me i dhanë Kosovës Kuvend. Me këtë logjikë me i përcaktu edhe kryetarët e komisioneve, me thanë nuk e votojmë këtë kryetar të komisioneve, sepse e ky e ka kritiku Albin Kurtin. Është logjikë e mbrapshtë dhe e bllokimit. Kemi kryetar partie, që gjithë energjinë e shfrytëzon ku me i gjet dobësitë e sistemit, dyanshmëritë interpretimet e ndryshme të Kushtetutës.’’, ka shtuar ai.
I pyetur se çfarë i tha Kurti, kryetarit të PDK’së, Bedri Hamzës, Mustafa tha se ato janë ‘’aktrime’’ të Kurtit.
‘’Ato janë aktrime të tij, të cilat nuk na bëjnë përshtypje. E kemi pa sa ka vullnet me gjet zgjidhje, e kemi kuptuar lojën e tij, dhe nuk hyjmë në atë lojë. Tani rruga që do ta ndjekim është Gjykata Kushtetuese.’’, ka shtuar ai.
The post Çfarë i tha Kurti-Hamzës, Mustafa i PDK: Aktrime të tij, s’na bëjnë përshtypje – ai s’ka ndjeshmëri për 16 shtatorin as 17 shkurtin appeared first on Gazeta Express.

