By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​“E vërteta e vizitës së Ivanka Trump në Vlorë”, Rama zbulon çfarë po negociohet për Sazanin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​“E vërteta e vizitës së Ivanka Trump në Vlorë”, Rama zbulon çfarë po negociohet për Sazanin
TOP Momenti

​“E vërteta e vizitës së Ivanka Trump në Vlorë”, Rama zbulon çfarë po negociohet për Sazanin

Momenti
Published: September 11, 2026

Vizita e Ivanka Trump në Vlorë disa muaj më parë, së bashku me një grup inxhinierësh, ishte një nga momentet ku u ndal kryeministri I Shqipërisë Edi Rama teksa foli për projektet turistike në Sazan dhe Zvërnec.

Në intervistën me Rudina Xhungën në podkastit e tij “Flasim”, Rama tha se vizita ishte publike, por sipas tij u pasua nga spekulime mbi projektet.

Your browser does not support the video tag.

“Ivanka Trump ishte në Vlorë disa muaj më parë me një grup inxhinierësh, doli kudo, kishte pozitivitet nuk pashë njërin të thoshte po kjo këtu ç’do, ajo fraza mori dhenë, po nuk është se mësoi gjë publiku nga kjo, prapë publiku spekuloi, ku morën pjesë edhe media të mëdha, ku ishte e pamundur të vendosje të vërtetën si pjesë të gjësë. Nuk thash që e kanë mediat ndërkombëtare fajin. Po përpiqem të tregoj të gjithën të parë nga këndvështrimi im, por fakti është që janë gënjeshtra të papara që përsëriten”, tha kryeministri.

Kryeministri sqaroi se Sazani dhe Zvërneci janë dy projekte të ndryshme me të njëjtët investitorë: Sazani është pronë shtetërore, ndërsa Zvërneci pronë private.

Për Sazanin, Rama tha se nuk ka ende asnjë kontratë, por vetëm negociata, të cilat vijojnë prej vitesh. Ai mohoi mundësinë e shitjes së ishullit, duke deklaruar se investitorët nuk kanë kërkuar ta blejnë dhe se Sazani do të mbetet pronë shtetërore. Sipas tij, nga 560 hektarët e ishullit, negociatat po zhvillohen për rreth 8% të sipërfaqes, ose afërsisht 45 hektarë.

“E para një herë, s’ka si të ketë shitje. Sazani është nën negociata, prej vitesh. Ne negociojmë me palën tjetër, për si do të ndërtohet bashkëpunimi me Sazanin, ne i kemi vënë disa kufij, Sazanin nuk kanë kërkuar asnjëherë ta blejnë. Nuk ka asnjë kontratë sot që flasim, ka vetëm negociata. Sazani nuk është një thesar që ka kontabilitet, është një territor i cili është shumë i bukur por edhe problematik. Sazani është zonë e minuar, aty duhet të bëhet çminim. Në Sazan nuk ka ujë, nuk ka drita. Kjo nuk e bën Sazanin një aset të padiskutueshëm. Dua të theksoj se qoftë paraardhësi im, qoftë Fatosi, kanë dashur të sjellin investitorë”, vazhdoi Rama, shkruan TCh.

“Në Zvërnec kemi një histori tjetër, që është histori disavjeçare dhe faktikisht sot jemi në pritje të një projekti, pasi ne kemi refuzuar projektin e parë. Ne presim që të vijë projekti për Zvërnecin, ndërkohë për Sazanin nuk kemi mbaruar akoma negociatat, sepse Zvërneci është privat dhe Sazani është tokë shtetërore dhe do të mbetet shtetërore”.

You Might Also Like

Shkoi si refugjat në Zvicër, shqiptari nga Kosova blen hotelin historik në Wädenswil
Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11 Shtatorit, ndërtesa ndriçohet me flamurin amerikan
25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan
Nagavci: LVV-ja voton kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë, por jo Çitakun
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga traktori

LEXO GJITHASHTU

“Sytë e lodhur…” djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain: Nëse do të ketë drejtësi…
“Sytë e lodhur…” djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain: Nëse do të ketë drejtësi…
Lajme
Mosvotimi i Çitakut nga VV’ja, Mustafa: Do i drejtohemi Kushtetueses brenda afateve në ditët në vijim
Mosvotimi i Çitakut nga VV’ja, Mustafa: Do i drejtohemi Kushtetueses brenda afateve në ditët në vijim
Lajme
Mosvotimi i Çitakut nga VV’ja, Mustafa: Do i drejtohemi Kushtetuese brenda afateve në ditët në vijim
Mosvotimi i Çitakut nga VV’ja, Mustafa: Do i drejtohemi Kushtetuese brenda afateve në ditët në vijim
Lajme
Marshi për Liri – Hoxha: Ftesa u është dërguar të gjithë krerëve institucionalë e partiakë
Marshi për Liri – Hoxha: Ftesa u është dërguar të gjithë krerëve institucionalë e partiakë
Lajme
Çfarë i tha Kurti-Hamzës, Mustafa i PDK: Aktrime të tij, s’na bëjnë përshtypje – ai s’ka ndjeshmëri për 16 shtatorin as 17 shkurtin
Çfarë i tha Kurti-Hamzës, Mustafa i PDK: Aktrime të tij, s’na bëjnë përshtypje – ai s’ka ndjeshmëri për 16 shtatorin as 17 shkurtin
Lajme

You Might Also Like

Ambasada e Amerikës në Prishtinë nderon viktimat e 11 Shtatorit
TOP Momenti

Ambasada e Amerikës në Prishtinë nderon viktimat e 11 Shtatorit

September 11, 2026
Një ditë para Marshit për Liri, Haziri sjell dëshminë e Rugovës në hagë për UÇK-në
TOP Momenti

Një ditë para Marshit për Liri, Haziri sjell dëshminë e Rugovës në hagë për UÇK-në

September 11, 2026
Limani: ASH duhet të rikthehet në skenën politike si subjekt konkurrues
TOP Momenti

Limani: ASH duhet të rikthehet në skenën politike si subjekt konkurrues

September 11, 2026
Mesazh me peshë edhe për Kosovën, shefi i MI5: Siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët
TOP Momenti

Mesazh me peshë edhe për Kosovën, shefi i MI5: Siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?