By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vrau dy vëllezër shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas gati 30 vjetësh Sokol Hoxha
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vrau dy vëllezër shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas gati 30 vjetësh Sokol Hoxha
TOP Momenti

Vrau dy vëllezër shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas gati 30 vjetësh Sokol Hoxha

Momenti
Published: May 13, 2026

Një rast i fshehur prej shumë vitesh dhe i dalë në dritë vetëm së fundmi po bën bujë. Bëhet fjalë për Sokol Hoxhajn, i cili akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në Patos në vitin e mbrapshtë 1997 (muaji mars) dhe të një gruaje shqiptare në gusht të të njëjtit vit.

Aktualisht në ngarkim të tij është vënë një dënim prej 25 vitesh nga gjykatat e vendit tonë, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit. Pasi kreu vrasjen e dyfishtë në vendin e tij të lindjes, Hoxha u arratis, duke u fshehur fillimisht në Greqi dhe më pas duke u zhvendosur në Belgjikë.

Your browser does not support the video tag.

Top Channel raporton se pas hetimeve shumëvjeçare të agjencive më të mëdha të zbatimit të ligjit në Europë dhe jo vetëm, aktiviteti kryesor i Sokol Hoxhës në Belgjikë ka qenë prostitucioni. Madje edhe vrasja e kryer në këtë vend lidhet ngushtë me këtë aktivitet gjithashtu të paligjshëm.

Dyshohet se Sokol Hoxha kishte sajuar një martesë me Brunilda Hoxhën, por ai e shfrytëzonte për prostitucion, derisa e qëlloi për vdekje në një bar në Bruksel. Dyshohet se arsyeja e kësaj vrasjeje kishte qenë kundërshtia e viktimës për t’iu bindur Hoxhës në tentativën e tij për ta shfrytëzuar.

Your browser does not support the video tag.

Sipas hetimeve, raportohet se pas vrasjes në Belgjikë, Hoxha u transferua në Britaninë e Madhe me dokumente të falsifikuara kosovare, siç shumë shqiptarë bënin në atë periudhë, duke përfituar nga lufta e Kosovës. Përmes këtyre dokumenteve false ai ka arritur të sigurojë leje qëndrimi në Britani.

Por frika ishte ende ekzistente se mund të zbulohej dhe ai dysohet se mori vendimin për t’u transferuar përtej Atalantikut, në SHBA në fillim të viteve 2000. Ai nisi kështu një jetë të re, me identitet krejt tjetër, por sërish me barrën e rëndë të tre viktimave në Shqipëri dhe në Belgjikë.

Pas më shumë se dy dekadash, agjencitë hetimore shqiptare morën indicie se vendodhja e Hoxhës ishte në SHBA, pasi agjenci ligjzbatuese amerikane, belge, britanike, kosovare u angazhuan për të shkëmbyer informacione mbi këtë kriminel.

Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë bëri lëvizjen e radhës, duke bërë një kërkesë ekstradimi në SHBA në vitin 2019. Në të njëjtën periudhë, në Britani u ndalua një shqiptar me emrin Sokol Hoxha, por pas verifikimeve nga Interpoli, ai u lirua pas vetëm një jave, pasi rezultoi të ishte një tjetër person, por me të dhëna të ngjashme me të kërkuarin.

Në vitin 2021 hetimet në SHBA u intensifikuan dhe u përqendruan tek shtetasi shqiptar i cili kishte shtegtuar drejt SHBA në vitet 2000. Investigimet i derguan hetuesit tek Sokol Hoxha i vertetë, duke përputhur shenjat e gishtave dhe fotografitë e asaj kohe. U vërtetua plotësisht se shtatsi me pasaportë false me identitet të ri është Sokol Hoxha, i dënuar me 25 vite burgim në Shqipëri dhe një dënim të përjetshëm kapital në Belgjikë.

Mësohet se më 5 maj në Ohajo, i shumëkërkuari për gati tre dekada është arrestuar dhe autoritetet amerikane po vlerësojnë hapat e mëtejshëm për dorëzimin dhe largimin e këtij të arratisuri në Shqipëri ose Belgjikë. Sokol Hoxha sot është 51 vjeç.

Një mbyllje e suksesshme e një hetimi prej thuajse 30 vitesh për këtë të dënuar, që tashmë do të duhet të përballet me ligjin. Me siguri në vazhdim ai do të tentojë të shfrytëzojë anekset ligjore për shkak se krimet janë kryer shumë kohë më parë.

The post Vrau dy vëllezër shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas gati 30 vjetësh Sokol Hoxha appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

OKB-ja pret mbi 10 mijë vdekje në Venezuelë: Numri i viktimave po rritet çdo ditë
Lewis Capaldi vjen për herë të parë në Kosovë, konfirmohet për Sunny Hill Festival
U fut për ta pastruar bunarin, vdes 75-vjeçari në Gjilan
Bogujevci viziton ekspozitën “Sy më Sy”
Malisheva prezanton sulmuesin azerbajxhanas

You Might Also Like

Miratohet nevoja për sjelljen e Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtuar
TOP Momenti

Miratohet nevoja për sjelljen e Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtuar

June 29, 2026
Rama: Fuqizimi i grave sjell zhvillim
TOP Momenti

Rama: Fuqizimi i grave sjell zhvillim

June 29, 2026
Nesër varrosen babë e bir që vdiqën tragjikisht në Deçan
TOP Momenti

Nesër varrosen babë e bir që vdiqën tragjikisht në Deçan

June 29, 2026
2Ton tregon datën e publikimit të këngës së re
TOP Momenti

2Ton tregon datën e publikimit të këngës së re

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?