Burim Ramadani nga Aleanca ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 edhe një herë për vendimin e subjektit të tij për të bojkotuar seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ramadani tha se qytetarët tashmë e kanë kuptuar arsyen e këtij bojkoti, duke e cilësuar procesin si “maskaradë politike”.
“Besoj na kuptuan pse nuk shkuam në këtë maskaradë politike. Kjo nuk ishte seancë, por maskaradë politike. Rasti patjetër duhet të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të kemi një gjykim apo aktgjykim meritor”, ka deklaruar Ramadani.
The post Burim Ramadani: “Nuk ishte seancë, por maskaradë politike” appeared first on Gazeta Express.

