By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haxhiu: Kandidimi im nuk bie ndesh me Kushtetutën, do të shmang përdorimin e institucionit për fushatë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haxhiu: Kandidimi im nuk bie ndesh me Kushtetutën, do të shmang përdorimin e institucionit për fushatë
TOP Momenti

Haxhiu: Kandidimi im nuk bie ndesh me Kushtetutën, do të shmang përdorimin e institucionit për fushatë

Momenti
Published: May 13, 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se kandidimi i saj në listën e Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e parakohshme nuk bie ndesh me Kushtetutën apo ligjet në fuqi.

Haxhiu tha se do të përpiqet që gjatë fushatës zgjedhore të mos ketë përdorim të institucionit për qëllime elektorale, duke theksuar se një gjë e tillë është e ndaluar me ligj.

Your browser does not support the video tag.

Ajo shtoi se do të tregojë kujdes maksimal në ushtrimin paralel të detyrës institucionale dhe angazhimit në fushatë.

“Sa i përket fushatës zgjedhore dhe përfshirjes sime në listë, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo nuk është e ndaluar, pra as me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, as me ndonjë ligj tjetër në fuqi. Ne kemi pasur edhe praktika në të kaluarën njësoj. Kam thënë edhe më herët që do të përpiqem maksimalisht që të jem e kujdesshme në raport me fushatën zgjedhore, në kuptimin që të mos ketë ndonjë ndërhyrje ose përdorim të institucionit për fushatë. Kjo është e ndaluar, ju shumë mirë e dini që edhe ligji ka ndalesa në raport me këtë”, tha ajo.

Your browser does not support the video tag.

Haxhiu pranoi se mbajtja e balancës mes përgjegjësive institucionale dhe aktivitetit zgjedhor nuk do të jetë e lehtë, por tha se do të veprojë në përputhje me obligimet kushtetuese dhe ligjore.

“Nuk e di a do të jetë e lehtë, nuk besoj që do të jetë e lehtë, por megjithatë do të përpiqem maksimalisht që të jem në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore”, tha ajo. /EO

The post Haxhiu: Kandidimi im nuk bie ndesh me Kushtetutën, do të shmang përdorimin e institucionit për fushatë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

OKB-ja pret mbi 10 mijë vdekje në Venezuelë: Numri i viktimave po rritet çdo ditë
Lewis Capaldi vjen për herë të parë në Kosovë, konfirmohet për Sunny Hill Festival
U fut për ta pastruar bunarin, vdes 75-vjeçari në Gjilan
Bogujevci viziton ekspozitën “Sy më Sy”
Malisheva prezanton sulmuesin azerbajxhanas

You Might Also Like

Miratohet nevoja për sjelljen e Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtuar
TOP Momenti

Miratohet nevoja për sjelljen e Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtuar

June 29, 2026
Rama: Fuqizimi i grave sjell zhvillim
TOP Momenti

Rama: Fuqizimi i grave sjell zhvillim

June 29, 2026
Nesër varrosen babë e bir që vdiqën tragjikisht në Deçan
TOP Momenti

Nesër varrosen babë e bir që vdiqën tragjikisht në Deçan

June 29, 2026
2Ton tregon datën e publikimit të këngës së re
TOP Momenti

2Ton tregon datën e publikimit të këngës së re

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?