Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka shprehur besimin se vendimi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të jetë lirues.
Hamza ka thënë se pret që Kosova të ketë arsye për të festuar, duke theksuar se, sipas tij, gjatë procesit është dëshmuar pastërtia e luftës së UÇK-së.
“Besoj që vendimi do të jetë lirues e Kosova do të ketë festë. Atje është dëshmuar pastërtia e luftës së UÇK-së”, ka deklaruar Hamza.
Ndryshe, më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ky mbulim ekskluziv nga Gjykata Speciale në Hagë mundësohet nga Edil Project Company. /Telegrafi/

