Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me 101 vota për dhe një kundër.
Ndërkaq, kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, nuk është zgjedhur nënkryetare.
Çitaku mori 44 vota për, një kundër dhe 56 abstenime.
Pas rezultatit të votimit, PDK-ja ka lëshuar sallën e Kuvendit.

