Emisari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka takuar shefin e UNMIK-ut, Peter Due, me të cilin ka diskutuar për procesin e negociatave.
Sipas njoftimit të UNMIK, misioni i Kombeve të Bashkuara ka shprehur gatishmëri për të rritur përkrahjen për dialogun, stabilitetin dhe të drejtat e të gjitha komuniteteve.
“Ata diskutuan se si përpjekjet e tyre përkatëse mund të plotësojnë mbështetjen për dialogun, stabilitetin dhe të drejtat e interesat e të gjitha komuniteteve, për një #Kosovë paqësore dhe të begatë”, thuhet në njoftim.
UNMIK SRSG Peter Due met @EUSR_Dialogue Peter Sørensen in Brussels yesterday. They discussed how their respective efforts can complement supporting dialogue, stability & the rights and interests of all communities for a peaceful and prosperous #Kosovo pic.twitter.com/G49QQQMRZx
— UNMIK (UN Mission in Kosovo) (@UNMIKosovo) September 11, 2026
The post Edhe UNMIK me hise në dialogun Kosovë -Serbi? Çfarë diskutuan Due dhe Sorensen? appeared first on Gazeta Express.

