Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Kosova ndodhet në një periudhë të rëndësishme dhe se institucionet duhet të funksionalizohen sa më shpejt.
Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, Lushaku deklaroi se LDK-ja do t’i mbështesë kandidatët për nënkryetarë të propozuar nga grupet parlamentare, përderisa nuk kanë probleme me ligjin.
Ajo tha se pas konsultimeve pret që deputetët të rikthehen në sallë dhe të vazhdojnë procesin e konstituimit të Kuvendit.
“Jemi në një periudhë shumë të rëndësishme historike dhe institucionet, pas një mungese kaq të gjatë, duhet të kthehen dhe të bëhen funksionale”, tha Lushaku.
Seanca konstituive aktualisht është ndërprerë për konsultime.
The post Lushaku: Kosova në periudhë historike, institucionet duhet të funksionalizohen appeared first on Gazeta Express.

