By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vazhdon sot seanca konstituive, pritet votimi i nënkryetarëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vazhdon sot seanca konstituive, pritet votimi i nënkryetarëve
Lajme

Vazhdon sot seanca konstituive, pritet votimi i nënkryetarëve

Momenti
Published: September 11, 2026

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdoj sot seancën konstituive, me pikën e rendit të ditës për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, vazhdimi i seancës do të nisë në orën 11:00, në sallën e seancave.

Zgjedhja e nënkryetarëve mbeti pa u përfunduar në vazhdimin e seancës të mërkurën, pasi deputetët nuk arritën pajtim lidhur me mënyrën e votimit të kandidatëve.

Për këtë arsye, kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Albulena Haxhiu, vendosi që seanca të shtyhej për të premten.

Në mungesë të dakordimit për votimin e nënkryetarëve të Kuvendit, të mërkurën është ndërprerë seanca për konstituimin e Kuvendit.

Fillimisht, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se kur erdhi radha për propozimin për nënkrytetar nga komuniteti serb, deputeti Igor Simiq bëri deklarim të papranueshëm, pasi iu referua propozimit “në emër të popullit serb”.

Andaj, Haxhiu ftoi Simiqin të marrë fjalën dhe të tërheq deklarimin, duke e bërë propozimin në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Unë e kuptoj lojën që jeni duke e bërë. Sa i përket nenit 67, pika 6 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës, ne paraqesim në emër të komunitetit serb në mënyrë të shkruar dhe ju e keni pranuar më 6.08 kërkesën tonë”, tha Simiq.

Kryeparlamentarja i kërkoi sërish Simiqit që të tërheq deklarimin, mirëpo ai nuk e bëri një gjë të tillë, duke theksuar se është pjesëtar i popullit serb.

Më pastaj, kryeparlamentarja theksoi se nga takimi që kishte me grupet parlamentare të partive, nuk kishte dakordim për votimin e nënkryetarëve. Tha se kuptoi që as propozimi i PDK-së dhe as ai i LDK-së, nuk i kanë votat. Dhe se nga LVV-ja kanë shprehur shqetësim për deklairmin e deputetit Igor Simiq.

“Është e qartë që nuk ka vota për propozimet e tyre për t’u zgjedhur nënkryetarët e Kuvendit. Prandaj, konsideroj që duhet dakordim për këtë çështje dhe si rrjedhojë seanca konstituive i vazhdon punimet të premten në orën 11:00”, tha Haxhiu.

The post Vazhdon sot seanca konstituive, pritet votimi i nënkryetarëve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Humolli kërkon zhbërjen e Speciales, largimin e EULEX-it e KFOR-it
Dita e nëntë e protestave “Jo në emrin tim”
Gërvalla nuk përgjigjet për vendimin e Hagës: Kemi mjaft kohë për temat e tjera
Krasniqi: Nuk ka moment më historik për kombin tonë sesa vendimi i Hagës, e ne jemi të ndarë
Tasholli:“LDK-ja flet me shumë zëra, I ka 6 a 7”

LEXO GJITHASHTU

Nata e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në kundërshtim të vendimit dënues të Speciales
Nata e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në kundërshtim të vendimit dënues të Speciales
TOP Momenti
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde
TOP Momenti
Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme
Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme
TOP Momenti
Bërxulli: Presidenti nga LDK-ja dhe koalicion qeverisës me LVV-në, s’ka mundësi tjetër
Bërxulli: Presidenti nga LDK-ja dhe koalicion qeverisës me LVV-në, s’ka mundësi tjetër
TOP Momenti
​“Jo në emrin tim”, i kërkohet Kryesisë së Kuvendit ta fusë në rend dite Ligjin për Specialen
​“Jo në emrin tim”, i kërkohet Kryesisë së Kuvendit ta fusë në rend dite Ligjin për Specialen
TOP Momenti

You Might Also Like

Nata e nëntë e protestës – Gazetarja Blerta Zuka drejtpërdrejt nga sheshi
Lajme

Nata e nëntë e protestës – Gazetarja Blerta Zuka drejtpërdrejt nga sheshi

September 25, 2026
Humolli: Serbia më së shumti frikësohet kur nuk është KFORI këtu
Lajme

Humolli: Serbia më së shumti frikësohet kur nuk është KFORI këtu

September 25, 2026
Krasniqi: As Rambujeja as pavarësia e Kosovës nuk janë më të rëndësishme se vendimi i Hagës
Lajme

Krasniqi: As Rambujeja as pavarësia e Kosovës nuk janë më të rëndësishme se vendimi i Hagës

September 25, 2026
Kosova triumfon ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”
Lajme

Kosova triumfon ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”

September 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?