Në selinë e Odës së Mjekëve të Kosovës është vendosur flamuri gjigant me mbishkrimin “Liria ka emër”, si shenjë nderimi dhe respekti për çlirimtarët.
Ky mesazh, siç thuhet përmes një njoftimi në Facebook, vjen në një periudhë veçanërisht të rëndësishme, kur edhe pak ditë na ndajnë nga vendimi final, të cilin, siç thotë Oda, e presim me besim dhe shpresë për drejtësi.
“Në këtë moment të rëndësishëm, mesazhi ‘Liria ka emër’ përçon një thirrje të qartë për të mos harruar sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët. Me respekt dhe dinjitet, vazhdojmë të besojmë se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë”, thuhet në njoftim.

