By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kërkohet më shumë kontroll ndaj rreziqeve të korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kërkohet më shumë kontroll ndaj rreziqeve të korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi
TOP Momenti

Kërkohet më shumë kontroll ndaj rreziqeve të korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi

Momenti
Published: September 10, 2026

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, tha se aneks-kontratat në prokurimin publik nuk duhet të konsiderohen automatikisht si raste korrupsioni, por duhet të trajtohen si rreziqe të mundshme për korrupsion.

Kështu tha ai në tryezën “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit: Nga rreziqet tek zgjidhjet”, të organizuar nga Sbunker në sallën e konferencave të KosovaPress-it, ku përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, auditimit dhe parandalimit të korrupsionit diskutuan për rreziqet e korrupsionit në prokurimin publik, arsim dhe shëndetësi, si dhe për mënyrat e forcimit të mekanizmave parandalues.

Your browser does not support the video tag.

Buleshkaj theksoi se institucionet duhet të kenë një qasje të bazuar në rrezik edhe në sektorë të tjerë, përfshirë arsimin.

“Në fushën e prokurimit publik, aneks kontratat nuk duhet parë automatikisht si korrupsion. Ato duhet t’i shohim më shumë si rreziqe për korrupsion. Si të tilla gjatë analizimeve duhet parë a ka pas nevojë për ndryshime tilla në procedura tenderimit, a ka mund të parashikohet më herët dhe a është dokumentu nevoja për këto ndryshme, sepse tek e fundit secili ndryshim, përveç nëse është tejkaluar shuma e lejuar për aneks kontrata, sipas ligjit është e lejuar…Ne gjithë duhet të kemi një qasje e bazuar në rrezik. Në këtë mënyrë, p.sh. në sistemin arsimor, korrupsioni nuk duhet reduktuar vetëm në ryshfet, por probleme edhe tjera më të rëndësishme është konflikti interesit…Nganjëherë edhe publiku edhe ne e barazojmë keqmenaxhimin me korrupsion, nuk duhet përzier, sepse nuk është e barabartë… Duhet të investojmë më shumë në përdorimin e të dhënave, një sistem modern i parandalimit duhet mbështetur në të dhëna reale. U përmend lëshimet në sistemin shëndetësor. Fatkeqësisht ndoshta Kosova është një prej vendeve të pakta që nuk ka një sistem të integruar të të dhënave shëndetësore”, ka thënë Buleshkaj.

Drejtori i Departamentit të Auditimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Faruk Rrahmani, tha se shpenzimi i parasë publike nuk nënkupton vetëm zbatimin e procedurave dhe ekzekutimin e buxhetit, por edhe realizimin e objektivave në interes të qytetarëve.

“Nga perspektiva e Zyrës Kombëtare të Auditimit, shpenzimi i parasë publike nuk nënkupton vetëm zbatimin e procedurave dhe ekzekutimin e buxhetit por realizimin e objektivave për qytetarët. Prandaj, përdorimi i fondeve publike duhet të shoqërohet me llogaridhënie dhe transparencë. Me qëllim të mbikëqyrjes së shpenzimit të përdorimit të fondeve publike, ZKA gjatë vitit 2025 ka kryer 131 auditime. Nga këtu auditime kanë rezultuar rreth 1 mijë e 32 rekomandime gjithsej. Që nënkupton që edhe niveli i numrit të rekomandimeve nga viti në vit po rritet dhe adresimi i çështjeve ende nuk është në nivelin e kënaqshëm në përgjithësi në institucionet të cilat auditojmë. Nga këto 131 raporte të auditimit, 99 prej tyre janë auditime financiare për organizata buxhetore dhe ndërmarrje publike, 15 auditime të performancës që trajtojnë tema, shëndetësi, arsim dhe të ndryshme. 11 auditime të pajtueshmërisë që viteve të fundit është në rritje dhe 6 auditime të projekteve të Bankës Botërore”, ka thënë Rrahmani.

Derisa, prokurori në Departamentin e Krimeve të Rënda, në njësinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, Zef Prendrecaj, tha se lufta kundër korrupsionit duhet të nisë më herët, përmes identifikimit dhe parandalimit të rreziqeve.

“Kur flasim për korrupsionin shpesh fokusohemi tek një rast konkret, por konsideroj se duhet të shkojmë një hap më tej. Pse krijohen rrethanat që mundësojnë korrupsionin. Korrupsioni nuk fillon gjithmonë me një ryshfet. Lufta kundër korrupsionit duhet t fillojë më herët me parandalim. Një nga rreziqet më të mëdha është keqpërdorimi i pozitës për interesa private. Rrezik i veçantë paraqet edhe fusha e prokurimit publik, menaxhimi i pronës publike, dhënia e lejes apo licencës…Duhet të veprojmë me disa nivele, parandalimi. Institucionet duhet të identifikojnë paraprakisht fushat me rrezik të lartë korrupsioni, kontrolli nuk duhet të aktivizohet vetëm pasi të ndodhë dëmi, duhet të kemi mekanizma të fuqishëm për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë, transparencën. Të kemi hetime profesionale dhe të pavarura”, ka thënë Prendrecaj. /KP/

You Might Also Like

Arrestohet një person për dyshimin për marrje ryshfeti lidhur me tjetërsimin e një prone
Klekovski: Situata me “Ethet e Nilit” po qetësohet, gjashtë pacientë të shtruar në spital
“Reagimi ynë do të përshkallëzohet”, përfundon mbledhja, gjyqtarët të prerë: Zhbllokoni pagat, zbatoni vendimin e ‘Kushtetueses’
Personi që humbi jetën në QKUK po vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë
“Susam, qumësht pluhur, bombola gazi, çokollata” sekuestrohen mall në vlerë rreth 20 mijë euro në kufi me Maqedoninë e Veriut

LEXO GJITHASHTU

Kërkesat për azil bien në Zvicër dhe Europë në gjysmën e parë të vitit
Kërkesat për azil bien në Zvicër dhe Europë në gjysmën e parë të vitit
Lajme
Bastisje në Gjilan e Prishtinë lidhur me rastin ku dyshohet për tjetërsim prone, V.M ndalohet për 48 orë
Bastisje në Gjilan e Prishtinë lidhur me rastin ku dyshohet për tjetërsim prone, V.M ndalohet për 48 orë
Lajme
Kurti dje kërkoi bisedime me Hamzën e Abdixhikun për nënkryetarët, seanca për zgjedhjen e tyre nesër në 11:00
Kurti dje kërkoi bisedime me Hamzën e Abdixhikun për nënkryetarët, seanca për zgjedhjen e tyre nesër në 11:00
Lajme
Raportuesi Terras në Kosovë, zgjedhjen e Presidentit e cilëson si “sfidën kryesore”
Raportuesi Terras në Kosovë, zgjedhjen e Presidentit e cilëson si “sfidën kryesore”
Lajme
Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit
Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit
Lajme

You Might Also Like

Dogana paralajmëron: 430 euro është kufiri pa taksa për mallrat personale në aeroport
TOP Momenti

Dogana paralajmëron: 430 euro është kufiri pa taksa për mallrat personale në aeroport

September 10, 2026
Mbi 500 kuponë për kondicionerë inverterë, publikohen listat e përfituesve
TOP Momenti

Mbi 500 kuponë për kondicionerë inverterë, publikohen listat e përfituesve

September 10, 2026
Mbrojtja e Thaçit, Menegon: Vendimi të bazohet në prova dhe jo në spekulime
TOP Momenti

Mbrojtja e Thaçit, Menegon: Vendimi të bazohet në prova dhe jo në spekulime

September 10, 2026
Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni
TOP Momenti

Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?