By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 917 kandidatë për deputetë, Elezi: 23 subjekte politike dorëzuan listat, 4 parti jo
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
917 kandidatë për deputetë, Elezi: 23 subjekte politike dorëzuan listat, 4 parti jo
TOP Momenti

917 kandidatë për deputetë, Elezi: 23 subjekte politike dorëzuan listat, 4 parti jo

Momenti
SHARE

KQZ-ja ka pranuar listat me 917 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ndërsa katër parti politike që kishin njoftuar pjesëmarrjen nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha për Ekonomia Online se më 12 maj është përmbyllur afati për dorëzimin online të listave të kandidatëve për deputetë nga subjektet politike që synojnë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 12 maj 2026 është përmbyllur afati për subjektet politike për të dorëzuar online listën me emrat e kandidatëve për deputetë për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Elezi bëri të ditur se gjatë periudhës 2-12 maj, KQZ-ja ka pranuar listat nga 23 subjekte politike.

“Gjatë periudhës 11-ditore (2 maj – 12 maj 2026) KQZ ka pranuar listat e kandidatëve për deputetë nga: 23 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. 4 parti politike, të cilat më herët kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje, nuk kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë”, tha ai.

Sipas tij, numri total i kandidatëve të propozuar është 917, prej tyre 603 burra dhe 314 gra, ndërsa procesi i certifikimit pritet të përfundojë deri më 15 maj.

“Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto 23 subjekte politike, është 917, prej të cilëve 603 burra dhe 314 gra. Sipas planit të miratuar më herët nga KQZ, procesi i certifikimit të kandidatëve për deputetë, pritet të përmbyllet deri më 15 maj, por paraprakisht, do të shqyrtohet nëse kandidatët përmbushin detyrimet”, tha ai.

Në kuadër të përmbushjes së obligimeve ligjore që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për certifikim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do t’u dërgojë institucioneve relevante kërkesat për verifikim, së bashku me listën e kandidatëve që synojnë të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të vlerësimit nëse ata janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Kjo është një praktikë e ndjekur nga KQZ edhe në proceset e kaluara zgjedhore./EO/

The post 917 kandidatë për deputetë, Elezi: 23 subjekte politike dorëzuan listat, 4 parti jo appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ministri gjerman i Mbrojtjes i hedh poshtë pretendimet e Putinit se lufta do të përfundojë së shpejti duke e cilësuar si një tjetër mashtrim
Aksident trafiku në rrugën Gradsko – Prilep, humb jetën një person
Maliqi: Kur u shku në Hagë Thaçi, Osmani ishte veshë në të kuqe, që të na i bjen festë
Gjendet e mbytur një 32-vjeçare në Vlorë, trupi u konstatua nga bashkëshorti i saj
Rutte në Podgoricë: Rusia po bëhet gjithnjë e më agresive, NATO mbështet Malin e Zi
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
“Serbia na trajton si dele” – rrëfimi i një serbi nga Kosova për presionin politik
TOP Momenti

“Serbia na trajton si dele” – rrëfimi i një serbi nga Kosova për presionin politik

Momenti
Momenti
May 12, 2026
Refuzohet kthimi i Fatmir Limajt në PDK
14 raste të konfirmuara me fruth brenda një muaji, Ferizaji prin me raste
Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e 7 qershorit
Alarmi i studiuesve: 2026 mund të jetë viti më i keq i zjarreve në histori
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?