By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kryeprokurorja me akuza ndaj Thaçit: Formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kryeprokurorja me akuza ndaj Thaçit: Formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët
Lajme

Kryeprokurorja me akuza ndaj Thaçit: Formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët

Momenti
Published: September 10, 2026



Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka paraqitur deklaratat e saj gjatë seancës së deklaratave përfundimtare në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke ngritur pretendime për përpjekje për pengimin e procesit gjyqësor.

Ajo ka thënë se Thaçi, përballë akuzave të rënda dhe mundësisë për një dënim të gjatë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka tentuar të pengojë procesin.

Your browser does not support the video tag.

“Akuza të rënda dhe mundësinë për t’u dënuar me një kohë të gjatë, bashkë me bashkëpunëtorët e tij tentoi ta pengonte këtë proces”, ka deklaruar Kryeprokurorja e Specializuar.Sipas saj, gjatë hetimeve janë sekuestruar materiale të shumta, përfshirë dokumente dhe prova të tjera, të cilat, sipas Prokurorisë, dëshmojnë për përpjekjet për ndërhyrje në proces.

“U kap me shumë orë inicizime e dokumente. Kjo na kujton sesa vigjilent duhet të jemi vazhdimisht, sepse është e nevojshme të mbrojmë integritetin e procesit ndaj atyre që tentojnë ta dëmtojnë atë”, ka thënë West.

Kryeprokurorja ka bërë pretendime edhe për përfshirjen e Thaçit në orientimin e të bashkëakuzuarve lidhur me dëshmitarët.

“Thaçi urdhëroi të bashkëakuzuarit që të shënjestronin dëshmitarë”, tha kryeprokurorja.

West ka pretenduar se Thaçi kishte formuar grupe të vogla me të bashkëakuzuarit, të cilët, sipas saj, kishin njohuri për dëshmitarët dhe informacionet që lidhen me ta.

Sipas Prokurorisë, kjo veprimtari kishte vazhduar për muaj të tërë dhe ishte zhvilluar edhe gjatë vizitave në objektin e paraburgimit.

“Me muaj të tërë Thaçi vazhdimisht udhëzoi të bashkëakuzuarit gjatë vizitave në objektin e paraburgimit. U tha atyre se çfarë duhet të thonin dëshmitarët ose çfarë nuk duhej të thonin, në mënyrë që të zbehte ose hiqte tërësisht fajësinë e tij”, ka deklaruar Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West.

Ajo ka thënë gjithashtu se Thaçi u kishte dhënë të bashkëakuzuarve udhëzime të hollësishme lidhur me strukturën dhe hierarkinë e UÇK-së, përfshirë çështjen se kujt duhej t’i atribuohej autoriteti në vend të tij.“Ai u dha udhëzime të hollësishme sa i takon hierarkisë së UÇK-së, në veçanti se kujt duhej atribuar autoriteti në vend të Thaçit, strukturën e UÇK-së etj., dhe udhëzime për shumë aspekte të tjera”, tha West.

Deklaratat e Prokurorisë janë pjesë e fazës përfundimtare të procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe të bashkëakuzuarve për veprat penale që lidhen me administrimin e drejtësisë.

source

You Might Also Like

Publikohet lista e autobusëve për “Marshin për Liri”, këto janë oraret e nisjes nga qytetet e Kosovës
Sulmet iraniane në Jordani thuhet se kanë dëmtuar disa aeroplanë luftarakë amerikanë
Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, nga 3 për Fazliun, Kiljan e Smakajn e 9 muaj për Kuçin për pengim të drejtësisë
Gjendje e rënduar e buxhetit, KGJK: Cenohet pavarësia e gjyqësorit, do të shqyrtohet mundësia e dërgimit në Kushtetuese
Latifi: Qeveritë kurrë nuk e kanë marrë seriozisht arsimin në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë
Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë
TOP Momenti
FSK-ja dhe ushtria amerikane kryejnë së bashku stërvitje në Gjermani
FSK-ja dhe ushtria amerikane kryejnë së bashku stërvitje në Gjermani
TOP Momenti
MPB: Për 24 orë janë ndaluar 12 shoferë, vozitën pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit
MPB: Për 24 orë janë ndaluar 12 shoferë, vozitën pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit
TOP Momenti
Aktakuza për pengim të drejtësisë, Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin – nga 3 për Fazliun, Kilajn e Smakajn, dhe 9 muaj për Kuçin
Aktakuza për pengim të drejtësisë, Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin – nga 3 për Fazliun, Kilajn e Smakajn, dhe 9 muaj për Kuçin
TOP Momenti
BDI: Kasami harron flamurin shqiptar, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës
BDI: Kasami harron flamurin shqiptar, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës
TOP Momenti

You Might Also Like

Sllupçani i Maqedonisë së Veriut i bashkohet thirrjes  drejtësi për çlirimtarët, nesër ndizet “Zjarri i Lirisë
Lajme

Sllupçani i Maqedonisë së Veriut i bashkohet thirrjes  drejtësi për çlirimtarët, nesër ndizet “Zjarri i Lirisë

September 10, 2026
Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e militantëve në Pakistan
Lajme

Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e militantëve në Pakistan

September 10, 2026
Gjermania gati planin, synon të fusë Inteligjencën Artificiale në operacionet ushtarake
Lajme

Gjermania gati planin, synon të fusë Inteligjencën Artificiale në operacionet ushtarake

September 10, 2026
Ngushëlloi të dënuarin për gjenocid, Parlamenti malazez mban seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e Mandiqit
Lajme

Ngushëlloi të dënuarin për gjenocid, Parlamenti malazez mban seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e Mandiqit

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?