Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se do t’i bashkohet marshit “Liria ka emër”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Pas takimit me Këshillin Organizativ të marshit, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se pjesë e organizimit do të jenë bizneset, punëtorët, bashkëpunëtorët dhe familjarët e tyre.
Shahini u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje sa më të madhe, duke thënë se marshi është një mënyrë për të shprehur mbështetje morale për ish-krerët e UÇK-së.
“Duhet t’u japim mbështetje morale atyre njerëzve dhe t’u themi se nuk jeni vetëm”, tha Shahini.
Në takim ishte edhe Eliza Hoxha nga “Liria ka emër”, e cila tha se bizneset ndër vite kanë kontribuar në mbështetjen e UÇK-së dhe në zhvillimin e Kosovës pas luftës.
Ajo tha se edhe këtë herë bizneset po luajnë rol në mobilizimin e qytetarëve për marshin e 12 shtatorit.
Hoxha ftoi të gjitha moshat, familjet, bizneset dhe qytetarët që t’i bashkohen marshit, duke theksuar se për organizatorët ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm.
“Populli i Kosovës i do në shtëpinë e vet”, tha Hoxha.
The post AKB i bashkohet marshit të 12 shtatorit, fton bizneset dhe qytetarët në Prishtinë appeared first on Gazeta Express.

