By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse
TOP Momenti

28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse

Momenti
Published: September 10, 2026

Prokurori i Specializuar ka vazhduar paraqitjen e argumenteve në deklaratat përfundimtare në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke pretenduar se Thaçi u jepte udhëzime të bashkakuzuarve lidhur me dëshmitarët.

Sipas prokurorit, të bashkakuzuarit duhej të vepronin në përputhje me atë që kërkonte Thaçi.

“Duhet të tonin e të bënin atë që donte Thaçi. Të gjitha argumentet e mbrojtjes që nga fillimi e kanë shmangur këtë realitet të thjeshtë.”

Your browser does not support the video tag.

Prokurori ka pretenduar se mbrojtja po përpiqet ta shpërqendrojë gjykatën nga faktet e paraqitura në këtë çështje.

“Me fjalë të tjera, ta shpërqendronin në mënyrë të vazhdueshme gjykatën. Mbrojtja do që kjo gjykatë ta fus kokën në rërë dhe të mos shohë atë që është para syve, por nuk mund t’i fshehësh faktet në këtë çështje gjyqësore”, u shpreh prokurori.

Kryeprokurorja me akuza ndaj Thaçit në Hagë: Formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët

Ai ka folur edhe për incizimet e realizuara brenda Qendrës së Paraburgimit në Hagë, ku Thaçi mbahet i ndaluar. Sipas Prokurorisë, këto materiale paraqesin prova për ndërhyrje të pretenduar në dëshmitarë.

“Veprimtaria penale është incizuar brenda qendrës së paraburgimit, ku Thaçi mbahet i ndaluar konkretisht sepse vendimet e vazhdueshme gjyqësore konstatuan se ai ishte i rrezikshëm për ndërhyrjen e dëshmitarëve dhe mund të pengonte procesin gjyqësor”, tha ai.

Prokurori ka deklaruar se janë siguruar rreth 28 orë incizime të bisedave të Thaçit, të shpërndara në nëntë vizita të veçanta gjatë një periudhe katërmujore.

“28 orë incizime të z. Thaçi, të shpërndara në nëntë vizita të veçanta në periudhën katërmujore, përfshirë pesë vizita ku Thaçi ka folur me të bashkakuzuarit në këtë çështje gjyqësore”, u shpreh ai.

Sipas tij, përmbajtja e këtyre incizimeve është veçanërisht rënduese për Thaçin dhe bashkakuzuarit.

“Përmbajtja e incizimeve është tronditëse për Thaçin dhe bashkë të akuzuarit. Thaçi, vizitë pas vizite, ka folur me një zë normal për temat e përditshme dhe më pas e ulte zërin dhe pëshpëriste për të dhënë udhëzime konkrete se çfarë duhet t’u thonin vizitorët dëshmitarëve”, tha prokurori i ZPS-së.

Rasti për administrim të drejtësisë- kryeprokurorja me akuza ndaj Thaçit: Formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët

Prokurori ka pretenduar se udhëzimet kanë qenë edhe më të drejtpërdrejta kur bëhej fjalë për dëshmitarë viktima, të cilët, sipas tij, e lidhnin Thaçin me sjellje të mëparshme.

“Sa u takon dëshmitarëve viktima, ku e lidhinin zotin Thaçi me një sjellje të mëparshme, udhëzimet ishin edhe më të thjeshta: dëshmitari duhet të fshijë çdo gjurmë të përfshirjes së z. Thaçi”, tha ai.

Prokuroria po i paraqet këto pretendime në kuadër të deklaratave përfundimtare në çështjen ndaj Thaçit dhe të bashkakuzuarve. /Telegrafi/

You Might Also Like

Abdixhiku takohet me Prattipatin, diskutohet tejkalimi i krizës institucionale
“Susam, qumësht pluhur, boca gazi, çokollata” sekuestrohen mall në vlerë rreth 20 mijë euro në kufi me Maqedoninë e Veriut
ISHP: 58 raste me ethet e Nilit Perëndimor, tetë persona kanë vdekur
​50 gjoba për motoçiklistët në Ferizaj, konfiskohen 14 motoçikleta dhe 8 trotinetë
Personi që ndërroi jetë në QKUK ishte i paraburgosur në Dyz, SHKK jep detaje

LEXO GJITHASHTU

Kos: Pas nderimeve për Mlladiqin, BE-ja duhet të sqarojë nëse Serbia është ende kandidate për anëtarësim
Kos: Pas nderimeve për Mlladiqin, BE-ja duhet të sqarojë nëse Serbia është ende kandidate për anëtarësim
Lajme
Tensionet në protestën dje në Tiranë, 1 i arrestuar dhe 15 të proceduar penalisht
Tensionet në protestën dje në Tiranë, 1 i arrestuar dhe 15 të proceduar penalisht
Lajme
Abdixhiku pret në takim Prattipatin, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kuvend
Abdixhiku pret në takim Prattipatin, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kuvend
Lajme
Inflacioni s’ka të ndalur në Kosovë – çmimet në gusht u rritën për mbi 7 për qind krahasuar me vitin e kaluar
Inflacioni s’ka të ndalur në Kosovë – çmimet në gusht u rritën për mbi 7 për qind krahasuar me vitin e kaluar
Lajme
Trump premton 5 mijë për çdo qytetar nëse fitojnë republikanët
Trump premton 5 mijë për çdo qytetar nëse fitojnë republikanët
Lajme

You Might Also Like

Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i Gjykatës Administrative
TOP Momenti

Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i Gjykatës Administrative

September 10, 2026
Udhëtari në autobus bartte mbi 2 kilogramë marihuanë, Dogana dhe Policia zbulojnë rastin në Vërmicë
TOP Momenti

Udhëtari në autobus bartte mbi 2 kilogramë marihuanë, Dogana dhe Policia zbulojnë rastin në Vërmicë

September 10, 2026
OBRM-PDUKM i reagon Bujar Osmanit: Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme
TOP Momenti

OBRM-PDUKM i reagon Bujar Osmanit: Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme

September 10, 2026
Bullgaria do të asgjësojë 9.5 tonë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të pesticideve
TOP Momenti

Bullgaria do të asgjësojë 9.5 tonë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të pesticideve

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?