By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tensionet në protestën dje në Tiranë, 1 i arrestuar dhe 15 të proceduar penalisht
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tensionet në protestën dje në Tiranë, 1 i arrestuar dhe 15 të proceduar penalisht
Lajme

Tensionet në protestën dje në Tiranë, 1 i arrestuar dhe 15 të proceduar penalisht

Momenti
Published: September 10, 2026

1 i arrestuar dhe 15 të proceduar penalisht pas tensioneve në protestën e djeshme në Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe të drejtuara nga Prokuroria, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në veprime të kundërligjshme, gjatë një tubimi të zhvilluar më datë 09.09.2026, në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Your browser does not support the video tag.

E. Q., 33 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi dyshohet se ka dhunuar disa kalimtarë gjatë tubimit, si dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari.

Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Sh. B., I. M., V. D., A. Rr., S. E., A. P., A. D., E. K., B. K., E. N., A. A., K. Gj. dhe H. T., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. Zh. dhe M. R., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Krahas veprimeve të kundërligjshme të dyshuara të kryera nga këta shtetas, gjatë tubimit, nga kontrollet fizike u janë gjetur sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

Këta shtetas janë vendosur në disa prej kryqëzimeve kryesore të qytetit, duke bllokuar qarkullimin dhe pengimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve, përgjatë Rrugës së Elbasanit, te Kryqëzimi i Urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë, te Kryqëzimi i Urës së Vasil Shantos, te Kryqëzimi te 21 Dhjetori dhe te Kryqëzimi te Inxhinieria e Ndërtimit.

Grupi hetimor vijon punën në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të të gjithë shtetasve të përfshirë në to.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Tensionet në protestën dje në Tiranë, 1 i arrestuar dhe 15 të proceduar penalisht appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjykata refuzon paraburgimin për pesë të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Transporti, banimi e energjia – Këto janë shpenzimet që u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë
Prokuroria: Incizimet dhe dokumentet konfirmojnë përpjekjet për ndikim ndaj dëshmitarëve
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
Tromp për vendimin e Hagës: Çdo gjykim që nuk rezulton me pafajësi të plotë dhe pa kushte tregon se Specialja është instrument politik

LEXO GJITHASHTU

Rasti për administrim të drejtësisë, Prokuroria thotë se Thaçi zgjodhi për kontakte partnerë të devotshëm të tij
Rasti për administrim të drejtësisë, Prokuroria thotë se Thaçi zgjodhi për kontakte partnerë të devotshëm të tij
TOP Momenti
Trump premton 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Trump premton 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Lajme
Mickoski: Në dy vite e gjysëm qeverisje, investimet e huaja kanë arritur në 1.4 miliardë euro
Mickoski: Në dy vite e gjysëm qeverisje, investimet e huaja kanë arritur në 1.4 miliardë euro
TOP Momenti
Ngërçi me pagat – kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj
Ngërçi me pagat – kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj
TOP Momenti
​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro
​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro
Lajme

You Might Also Like

Eman Rrahmani: I japin para Dioqezës së Rashkës, para organizatave serbe, tokë Manastirit, në fund VV flet për patriotizëm
Lajme

Eman Rrahmani: I japin para Dioqezës së Rashkës, para organizatave serbe, tokë Manastirit, në fund VV flet për patriotizëm

September 10, 2026
Bie tërheqja për Evropën: 17% më pak kërkesa për azil në BE gjatë gjysmës së parë të 2026
Lajme

Bie tërheqja për Evropën: 17% më pak kërkesa për azil në BE gjatë gjysmës së parë të 2026

September 10, 2026
Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë 20 mijë euro
Lajme

Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë 20 mijë euro

September 10, 2026
Gjini pret ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, diskutojnë zhvillimet politike dhe sigurinë
Lajme

Gjini pret ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, diskutojnë zhvillimet politike dhe sigurinë

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?