Të paktën nëntë persona kanë vdekur nga sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë, të cilat goditën magazina dhe porte në disa pjesë të vendit.
Pesë persona u vranë dhe 24 u plagosën në rajonin e Sumyt, ndërsa në një sulm tjetër në portin e Mykolaivit, në Detin e Zi, u vranë katër persona dhe u plagosën 19, shkruan The Guardian, transmeton KosovaPress.
Sulmet ndodhën ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky po zhvillon takime ndërkombëtare për mbrojtjen ajrore dhe përgatitjet për dimër. Sipas The Guardian, ai tha se Ukraina ka goditur tetë objekte të infrastrukturës ruse që mbështesin luftën.
Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store tha se avioni i Zelenskyt ishte pothuajse goditur nga një dron teksa po largohej nga Moldavia për në Oslo këtë javë.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, takohet sot me ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul për të diskutuar zhvillimet me Rusinë dhe kërcënimin nga sulmet me dronë rusë.
The post Nëntë të vdekur në Ukrainë nga sulmet ruse gjatë natës appeared first on Gazeta Express.

