Një person mashkull, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi paraprakisht kishte shfaqur probleme shëndetësore.
Rasti është raportuar më 9 shtator 2026, rreth orës 23:11, në fshatin Dyz.
Sipas informacioneve të Policisë, viktima ishte dërguar nga fshati Dyz për tretman mjekësor në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse. /Telegrafi/

