By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Krejt çfarë ndodhi në vazhdimin e tretë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Krejt çfarë ndodhi në vazhdimin e tretë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
Lajme

Krejt çfarë ndodhi në vazhdimin e tretë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Momenti
Published: September 10, 2026

Me 62 vota, Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje u rizgjodh në krye të organit ligjvënës në vazhdimin e seancës konstituive, që nisi më 6 gusht.

Megjithatë, procedura ngeci te zgjedhja e pesë nënkryetarëve – tri nga partitë shqiptare dhe dy nga komunitetet joshumicë.

Your browser does not support the video tag.

Partitë nuk gjetën pajtim për mënyrën e votimit të nënkryetarëve: ndaras apo në pako. Legjislaturën e kaluar ata ishin votuar në pako.

Por, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – partia fituese e zgjedhjeve të qershorit – tha se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkojnë vota për nënkryetarët, por nuk po e mbështesin propozimin për president.

Dy arsyetime për moskonstituim

PDK dhe LDK e akuzuan LVV-në e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për zvarritje të procesit të formimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e qershorit.

Një tjetër pengesë ishte një formulim i përdorur nga Igor Simiq i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – gjatë propozimit të Sllavko Simiqit për postin e nënkryetarit.

Ai e propozoi Simiqin në këtë post “në emër të popullit serb”. Kryetarja e sapozgjedhur e organit ligjvënës më pas i kërkoi Igor Simiqit të tërhiqte fjalën dhe ta propozonte sërish kandidatin për nënkryetar.

Haxhiu argumentoi se në Kosovë nuk ka popull serb, por vetëm popull të Kosovës, teksa shtyu seancën për të premten.

Lista Serbe këtë formulim e kishte përdorur edhe më herët në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e sotme u bojkotua nga Aleanca që ka shtatë deputetë, e cila ka argumentuar se LVV-ja ka shkelur afatin kushtetues prej 30-ditësh nga certifikimi i zgjedhjeve, që skadoi më 7 gusht, por edhe afatin e vendosur nga partia e Kurtit – që skadoi më 5 shtator.

Konstituimi i Kuvendit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjes së presidentit.

Pikërisht, për shkak të mosarritjes së një konsensusi për çështjen e presidentit, Kosova mbajti zgjedhjet në qershor. Nëse edhe kësaj radhe partitë nuk arrijnë konsensus për këtë çështje, atëherë qytetarët do t’iu drejtoheshin kutive të votimit për herë të katërt që nga shkurti i vitit 2025.

The post Krejt çfarë ndodhi në vazhdimin e tretë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ardian Gola zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me  101 vota dhe veç 1 abstenim
Sigurimi i Kuvendit vëzhgon nga dera hyrëse e sallës derisa po synohet votimi për nënkryetarët
VV dhe LDK votojnë pro zgjedhjes veç e veç të nënkryetarëve të Kuvendit
Kuvendi Komunal i Prishtinës voton “PRO” dhënies së pronës për shfrytëzim tek lokacioni “Tulltorja”
Gruda: Nëse LVV do të ndërrojë mënyrën e votimit vetëm për të bllokuar, nuk lejojmë

LEXO GJITHASHTU

​Ministria e Infrastrukturës nis hartimin e planeve mujore për mirëmbajtjen e rrugëve
​Ministria e Infrastrukturës nis hartimin e planeve mujore për mirëmbajtjen e rrugëve
TOP Momenti
“Trepça” rikthen në posedim një kafeteri dhe objektin e pensionistëve, në Mitrovicën e Veriut
“Trepça” rikthen në posedim një kafeteri dhe objektin e pensionistëve, në Mitrovicën e Veriut
Lajme
Haxhiu: S’ka dakordim për votim në pako, Nagavci: Vetëvendosje pro votimit veç e veç
Haxhiu: S’ka dakordim për votim në pako, Nagavci: Vetëvendosje pro votimit veç e veç
Lajme
LSDM: Mickoski gënjen sapo hap gojën, ku përfunduan 5 milionë euro
LSDM: Mickoski gënjen sapo hap gojën, ku përfunduan 5 milionë euro
TOP Momenti
Derisa Haxhiu konsultohet me shefat e grupeve parlamentare, Kurti pëshpërit në sallë me Kusari-Lilën
Derisa Haxhiu konsultohet me shefat e grupeve parlamentare, Kurti pëshpërit në sallë me Kusari-Lilën
Lajme

You Might Also Like

Aleanca e bojkoton edhe seancën e sotshme
Lajme

Aleanca e bojkoton edhe seancën e sotshme

September 11, 2026
Musliu poston foto me Çitakun: Kurti s’ka (…) të na diktojë se kë propozon PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit
Lajme

Musliu poston foto me Çitakun: Kurti s’ka (…) të na diktojë se kë propozon PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit

September 11, 2026
Rutte: Gjermania po udhëheq transformimin më të madh të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë
Lajme

Rutte: Gjermania po udhëheq transformimin më të madh të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë

September 11, 2026
Nis seanca, a do t’i votojë VV të propozuarit e PDK dhe LDK?
Lajme

Nis seanca, a do t’i votojë VV të propozuarit e PDK dhe LDK?

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?