By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Trepça” rikthen në posedim një kafeteri dhe objektin e pensionistëve, në Mitrovicën e Veriut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Trepça” rikthen në posedim një kafeteri dhe objektin e pensionistëve, në Mitrovicën e Veriut
Lajme

“Trepça” rikthen në posedim një kafeteri dhe objektin e pensionistëve, në Mitrovicën e Veriut

Momenti
Published: September 11, 2026

Ndërmarrja “Trepça” ka vazhduar procesin e rikthimit në posedim të pronave të saj.

Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja ka marrë në posedim dy objekte tjera në Mitrovicën e Veriut.

Your browser does not support the video tag.

Njëri ishte shfrytëzuar nga Shoqata e Pensionistëve, ndërsa tjetri kishte funksionuar si kafiteri.

“Trepça” kishte rikthyer më herët edhe prona, objekte e parcela tjera nga kjo komunë, por edhe tjerat në veri.

Javën e kaluar kthye në pronësi të ndërmarrjen ikonike të Kosovës edhe një objekt që shfrytëzohej nga ish Banka Komerciale në Zvecan

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të „Trepçës“, Faton Ahmeti, kishte konfirmuar për KosovaPress, se po vazhdojnë edhe aksionet tjera për identifikimin dhe kthimin e pronave të ndërmarrjes që janë shfrytëzuar pa dokumentacion valid.

„Ne kemi edhe disa parcela të tjera që jemi duke i inkuadruar në pjesën e ndërmarrjes. Janë edhe disa objekte që ne ndërkohë jemi duke i gjetur, për arsye që s’kemi pasur informacione më herët. Edhe në këtë rast është pjesa e postës, e një barnatoreje dhe ish-banka e strukturave që ka qenë. Ne po i kryejmë punët tona në bazë të autorizimeve, duke mbrojtur pasurinë e ndërmarrjes dhe kthimin e saj te pronari“, u shpreh Ahmeti.

Ai theksoi se para çdo ndërhyrjeje ndiqen procedurat e paralajmërimit dhe se shfrytëzuesve u jepet hapësirë kohore për të paraqitur dokumentacionin e pronësisë, nëse e posedojnë atë.

„Para se të lirohet ajo pronë, ne zakonisht i bëjmë disa njoftime në dyert e hyrjeve. Nëse ata kanë ndonjë dokument që ne nuk e kemi, u japim hapësirë prej disa ditësh me e sjellë. Për shembull, ka pasur rast kur na kanë sjellë kontratën e shitblerjes apo fletën poseduese dhe ne atëherë nuk marrim asnjë masë. Në rastet kur nuk sjellin asnjë dokument që dëshmon se prona është e tyre, atëherë marrim masat tona për lirimin e saj“, sqaroi ai.

Pas skadimit të afateve të paralajmërimit, sipas Ahmetit, njoftohet policia, por vetëm për prani gjatë intervenimit për hapjen e lokalit, ndërsa vetë aksioni kryhet nga zyrtarët e ndërmarrjes.

Duke folur për pronat tjera në veri të vendit, ai njoftoi se informatat mblidhen në mënyrë kronologjike përmes një task-force të organizuar nga vetë ndërmarrja.

„Vetëm në këto dy javë bëhet fjalë diku afërsisht pesë lokale që i kemi kthyer, dhe një parking të madh me disa garazha, mbi 1600 metra katrorë. Këtu nuk jemi shumë, s’kemi shumë informacione, por ndërkohë kur e marrim një informacion se diçka është e jona, kemi një task-force të organizuar, bëjmë koordinim me Administratën Tatimore dhe Inspektoriatin Komunal, i marrim informacionet dhe fillojmë deri te kthimi i pronës“, përfundoi Ahmeti.

Aksioni për lirimin e disa objekteve në veri të Kosovës ka nisur më herët ndërsa është intensifikuar në mesin e gushtit. Fillimisht, më 12 gusht, njoftime për lirimin e hapësirave u vendosën në ish-Postë, ish-Bankën Komerciale në Zveçan dhe një barnatore që atëherë ishte ende në funksion.

Më pas, njoftime të ngjashme u vendosën edhe në Shtëpinë e Pensionistëve dhe në një kafene në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut, të cilat u kthyen në pronësi të Trepçës, këtë të premte.

The post “Trepça” rikthen në posedim një kafeteri dhe objektin e pensionistëve, në Mitrovicën e Veriut appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

A do të merr pjesë VV në marshin për UÇK’në, Nagavci: Besoj do të ketë aktivistë e mbështetës
Deda për Kurtin dhe VV’në: Mirë kish qenë me ditë se epërsia e tyre te qytetarët s’zgjatë përgjithmonë
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Haxhiu: Nënkryetarët e Kuvendit do të votohen veç e veç
Gola zgjidhet nënkryetar, Çitaku dështon

LEXO GJITHASHTU

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hamza: Besoj që vendimi do të jetë lirues ndaj dhe Kosova do të ketë festë
Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hamza: Besoj që vendimi do të jetë lirues ndaj dhe Kosova do të ketë festë
TOP Momenti
Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohet një person
Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohet një person
TOP Momenti
Mickoski: Nëse opozita ka kërkesë për zgjedhje në Kuvend, do ta pranojmë dhe do t’i fitojmë
Mickoski: Nëse opozita ka kërkesë për zgjedhje në Kuvend, do ta pranojmë dhe do t’i fitojmë
TOP Momenti
Hykmete Bajrami: Urgjente të shpëtohet Kosova, kush e shkel Kushtetutën, sikurse armiqtë e shtetit, të përfundojë në burg
Hykmete Bajrami: Urgjente të shpëtohet Kosova, kush e shkel Kushtetutën, sikurse armiqtë e shtetit, të përfundojë në burg
Lajme
Nagavci: VV voton një kandidat të PDK e një të LDK, por jo zonjën Çitaku
Nagavci: VV voton një kandidat të PDK e një të LDK, por jo zonjën Çitaku
Lajme

You Might Also Like

Hamza: PDK nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit, rastin do ta dërgojë në Kushtetuese
Lajme

Hamza: PDK nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit, rastin do ta dërgojë në Kushtetuese

September 11, 2026
Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit
Lajme

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit

September 11, 2026
Arben Gashi: Bllokuesi është Vetëvendosje
Lajme

Arben Gashi: Bllokuesi është Vetëvendosje

September 11, 2026
Lushaku: Kosova në periudhë historike, institucionet duhet të funksionalizohen
Lajme

Lushaku: Kosova në periudhë historike, institucionet duhet të funksionalizohen

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?