By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sot deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sot deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë
TOP Momenti

Sot deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë

Momenti
Published: September 10, 2026

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerëve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.

Seancat do të fillojnë në orën 09:30 dhe mund të vazhdojnë deri në orën 17:15.

Your browser does not support the video tag.

Deklaratat përmbyllëse do të jepen sot më 10 shtator dhe po ashtu më 11 dhe 14 shtator 2026.

Sipas aktakuzës, midis 2 korrikut 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacion konfidencial lidhur me dëshmitarë të Prokurorisë dhe tentoi bashkë me ta, si dhe me persona të tjerë ndaj të cilëve nuk janë ngritur akuza, të ndikojë në dëshmitë e disa dëshmitarëve.

Në aktakuzë gjithashtu pretendohet se Thaçi bëri marrëveshje me Kuçin që ky i fundit të kontaktonte dëshmitarë të Prokurorisë në gjykimin për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, në kundërshtim me urdhrin që ua ndalonte atyre të bënin këtë jashtë kushteve të caktuara.

Kuçi pretendohet gjithashtu se kontaktoi edhe një tjetër dëshmitar të Prokurorisë me nismën e vet.

Ndaj Hashim Thaçit janë ngritur tri akuza për vepra penale kundër rendit publik (tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare) dhe tetë akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (shkelje e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës).

“Ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut janë ngritur, për secilin, një akuzë për vepra penale kundër rendit publik (tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare) dhe një akuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (mosbindje ndaj gjykatës)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ndaj Hajredin Kuçit janë ngritur dy akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (mosbindje ndaj gjykatës).

Isni Kilaj u arrestua dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 2 dhe 3 nëntor 2023 dhe u paraqit para Gjykatësit të Vetëm më 4 nëntor 2023. Më 3 maj 2024, Gjykatësi i Vetëm urdhëroi lirimin e Kilaj në Kosovë me kushte të rrepta, për shkak të vonesave të konsiderueshme të procesit, duke konstatuar se vazhdimi i paraburgimit të tij do të ishte i paarsyeshëm.

Pas konfirmimit të Aktakuzës, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 5 dhe 6 dhjetor 2024. Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit, ndërsa Hajredin Kuçi u thirr për t’u paraqitur në seancën e paraqitjes së parë. Të gjithë të akuzuarit u vetëdeklaruan ‘të pafajshëm’ për akuzat.

Në dhjetor 2025, Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë në bazë të vendimit të Gjykatësit të Vetëm. Në shkurt 2026, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u liruan gjithashtu me kusht.

Gjykimi filloi më 27 shkurt 2026. Më 13 mars 2026, Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave.

Deri më 30 korrik 2026, të gjitha ekipet e Mbrojtjes përfunduan paraqitjen e provave.

Më 5 gusht 2026, Gjykatësi i Vetëm mbylli procedurën e paraqitjes së provave dhe caktoi datat për dosjet gjyqësore përfundimtare, dosjet e kundërpërgjigjeve, dhe deklaratat përmbyllëse. /Telegrafi/

You Might Also Like

​Ministria e Infrastrukturës nis hartimin e planeve mujore për mirëmbajtjen e rrugëve
LSDM: Mickoski gënjen sapo hap gojën, ku përfunduan 5 milionë euro
Zjarr në Shuto Orizare, digjen disa dyqane – zjarri u lokalizua në kohë
​Rrahmani: Kjo situatë i konvenon pushtetit që ka uzurpuar institucionet
Sot vazhdimi i seancës, a do të përmbyllet konstituimi i Kuvendit?

LEXO GJITHASHTU

VV dhe LDK votojnë pro zgjedhjes veç e veç të nënkryetarëve të Kuvendit
VV dhe LDK votojnë pro zgjedhjes veç e veç të nënkryetarëve të Kuvendit
Lajme
Kuvendi Komunal i Prishtinës voton “PRO” dhënies së pronës për shfrytëzim tek lokacioni “Tulltorja”
Kuvendi Komunal i Prishtinës voton “PRO” dhënies së pronës për shfrytëzim tek lokacioni “Tulltorja”
Lajme
Gruda: Nëse LVV do të ndërrojë mënyrën e votimit vetëm për të bllokuar, nuk lejojmë
Gruda: Nëse LVV do të ndërrojë mënyrën e votimit vetëm për të bllokuar, nuk lejojmë
Lajme
“Trepça” rikthen në posedim një kafeteri dhe objektin e pensionistëve, në Mitrovicën e Veriut
“Trepça” rikthen në posedim një kafeteri dhe objektin e pensionistëve, në Mitrovicën e Veriut
Lajme
Haxhiu: S’ka dakordim për votim në pako, Nagavci: Vetëvendosje pro votimit veç e veç
Haxhiu: S’ka dakordim për votim në pako, Nagavci: Vetëvendosje pro votimit veç e veç
Lajme

You Might Also Like

Seanca vazhdon sot, a do të zgjidhen nënkryetarët?
TOP Momenti

Seanca vazhdon sot, a do të zgjidhen nënkryetarët?

September 11, 2026
​Ramadani: Miqësia Kosovë-SHBA është e përjetshme, e bazuar në liri, paqe dhe dinjitet
TOP Momenti

​Ramadani: Miqësia Kosovë-SHBA është e përjetshme, e bazuar në liri, paqe dhe dinjitet

September 11, 2026
Zemaj: Logjika e LVV-së për ta nënshtruar LDK-në nuk kalon
TOP Momenti

Zemaj: Logjika e LVV-së për ta nënshtruar LDK-në nuk kalon

September 11, 2026
Rama zyrtarizon largimin e Lamallarit, poston video me Demon dhe ish-Ministrin: Po bëjmë lëvizje në skuadër, Besforti do punojë me mua
TOP Momenti

Rama zyrtarizon largimin e Lamallarit, poston video me Demon dhe ish-Ministrin: Po bëjmë lëvizje në skuadër, Besforti do punojë me mua

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?