By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Veteranët e SAS-it trajnojnë rusët në kampe në Serbi dhe Bullgari për të luftuar në Ukrainë’
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Veteranët e SAS-it trajnojnë rusët në kampe në Serbi dhe Bullgari për të luftuar në Ukrainë’
TOP Momenti

Veteranët e SAS-it trajnojnë rusët në kampe në Serbi dhe Bullgari për të luftuar në Ukrainë’

Momenti
Published: September 9, 2026

Veteranë të forcave speciale perëndimore, përfshirë ish-pjesëtarë të SAS-it britanik, dyshohet se kanë trajnuar shtetas rusë në kampe private në Evropë, në kurse që përfshijnë aftësi të avancuara luftarake.

Pretendimet dalin nga një memorandum i inteligjencës i siguruar nga The Telegraph, i cili sipas gazetës është përpiluar për Shërbimin Sekret Australian të Inteligjencës dhe është mbështetur në intervista me dy ish-pjesëtarë të forcave speciale australiane dhe një rezervist në shërbim aktiv.

Your browser does not support the video tag.

Gazetari i The Telegraph, Tony Diver, ka bërë të ditur se një vlerësim i përgatitur për agjencitë e inteligjencës të rrjetit Five Eyes ka konstatuar me “besim të lartë” se veteranë ushtarakë perëndimorë ishin rekrutuar për të trajnuar shtetas rusë, por edhe personel ushtarak në shërbim aktiv.

Sipas tij, personat e intervistuar kanë deklaruar se ishin kontaktuar për t’u bërë instruktorë në kampe trajnimi në Bullgari dhe Serbi, të cilat kishin pranuar klientë rusë.

Në dokument përmendet qendra e trajnimit Alfa-Metal, në Mezhdeni të Bullgarisë veriore, ku pretendohet se janë angazhuar instruktorë me përvojë nga SAS-i britanik, Regjimenti Australian Komando, forcat policore amerikane dhe Navy SEALs.

Qendra ofron trajnime për forca speciale, kurse të avancuara për snajperë dhe luftime në distancë të afërt, me disa programe që kushtojnë rreth 4,000 euro për person.

Sipas memorandumit, kampe private trajnimi në Evropë kanë vazhduar të pranojnë shtetas rusë edhe pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Veteranë të forcave speciale të intervistuar gjatë mbledhjes së informacionit për raportin kanë pretenduar se punonjës të kampit u kishin thënë se shtetas rusë vazhdonin të trajnoheshin aty edhe në vitin 2025.

Në faqen e Alfa-Metal ishte publikuar edhe një fotografi me logon e SAS-it, ndërsa kompania kishte bërë më herët një shpallje në LinkedIn për rekrutimin e veteranëve të kësaj njësie elitare britanike.

Raporti ngre gjithashtu pikëpyetje për lidhjet ndërmjet Alfa-Metal dhe kompanisë ruse të sigurisë Alfa Region, me seli në Shën Petersburg.

Alfa Region kishte reklamuar kampin e trajnimit në faqen e saj dhe kishte përmendur instruktorë me përvojë në forcat speciale dhe njësitë policore të disa vendeve, përfshirë Bullgarinë, Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Izraelin dhe Ukrainën.

Megjithatë, Alfa-Metal i ka mohuar kategorikisht pretendimet.

Një zëdhënës i kompanisë ka deklaruar për The Telegraph se qendra nuk ka trajnuar shtetas rusë që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe se nuk ka punësuar asnjëherë ish-pjesëtarë të SAS-it.

Kompania fillimisht mohoi edhe lidhjet me Alfa Region, duke thënë se bëhej fjalë për ngjashmëri mes emrave të dy subjekteve të pavarura.

Por pasi The Telegraph evidentoi në faqen e Alfa-Metal një referencë për një “marrëveshje partneriteti” me Alfa Region, kompania pranoi se kishin ekzistuar “kontakte historike profesionale” dhe tha se po shqyrtonte materialet e vjetra të marketingut.

Edhe burime të lidhura me SAS-in kanë shprehur dyshime mbi pretendimin se veteranë të njësisë britanike mund të kenë trajnuar rusë.

Një burim i lartë i SAS-it tha se nuk kishte dijeni për ndonjë veteran që u kishte dhënë rusëve trajnime luftarake, duke theksuar se komuniteti i ish-pjesëtarëve të njësisë është relativisht i vogël.

Ish-rreshteri i SAS-it, Phil Campion, tha se do të ishte “joetike” që ish-pjesëtarë të forcave britanike të trajnonin persona që mund të përfundonin duke luftuar kundër forcave perëndimore.

Ndërkohë, koloneli në pension David White tha se shumë persona pretendojnë në mënyrë të rreme se kanë qenë pjesëtarë të SAS-it, veçanërisht për të përmirësuar profilin e tyre profesional.

Sipas The Telegraph, memorandumi mund t’u përcillet edhe autoriteteve britanike dhe amerikane përmes rrjetit të shkëmbimit të inteligjencës Five Eyes.

Ministria britanike e Mbrojtjes nuk ka komentuar konkretisht mbi pretendimet, duke theksuar se qeveria britanike nuk komenton për çështjet që lidhen me forcat speciale apo inteligjencën./Telegrafi/

You Might Also Like

“Akuzat e Dick Marty-t nuk çuan askund”, Thaçi: Ishin justifikim për themelimin e Speciales
Thaçi nga Haga: U përcaktuam për të keqen më të vogël, evituam Rusinë dhe Kinën – Ramës i jam mirënjohës nga zemra
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët
“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”- Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?
Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

LEXO GJITHASHTU

Të premten vazhdimi i seancës konstituive, VV u kërkon PDK’së dhe LDK’së t’i ndërrojnë të propozuarit për nënkryetarë
Të premten vazhdimi i seancës konstituive, VV u kërkon PDK’së dhe LDK’së t’i ndërrojnë të propozuarit për nënkryetarë
Lajme
Mjekët e rinj në Zvicër alarmojnë për mungesë të mjekëve familjarë
Mjekët e rinj në Zvicër alarmojnë për mungesë të mjekëve familjarë
Lajme
Komunikata numër 11: Dokumenti i parë që doli publikisht në emër të UÇK-së
Komunikata numër 11: Dokumenti i parë që doli publikisht në emër të UÇK-së
TOP Momenti
Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut
Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti
Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Lidhjet mes dy vendeve janë të veçanta
Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Lidhjet mes dy vendeve janë të veçanta
TOP Momenti

You Might Also Like

ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetiq
TOP Momenti

ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetiq

September 10, 2026
Shqipëria dhe firma amerikane nënshkruajnë memorandum për vlerësimin e ndërtimit të një terminali për gazin LNG
TOP Momenti

Shqipëria dhe firma amerikane nënshkruajnë memorandum për vlerësimin e ndërtimit të një terminali për gazin LNG

September 10, 2026
Operacion policor në Prishtinë, arrestohen tre persona për drogë, armë dhe manipulim me prova
TOP Momenti

Operacion policor në Prishtinë, arrestohen tre persona për drogë, armë dhe manipulim me prova

September 10, 2026
Vdes këngëtari i njohur grek, Giorgos Mazonakis
TOP Momenti

Vdes këngëtari i njohur grek, Giorgos Mazonakis

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?