By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Janevska: Lëndë zgjedhore Edukim Gjithëpërfshirës Seksual nuk do të ketë në arsimin e mesëm
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Janevska: Lëndë zgjedhore Edukim Gjithëpërfshirës Seksual nuk do të ketë në arsimin e mesëm
TOP Momenti

Janevska: Lëndë zgjedhore Edukim Gjithëpërfshirës Seksual nuk do të ketë në arsimin e mesëm

Momenti
Published: September 9, 2026

Lënda zgjedhore Edukim Gjithëpërfshirës Seksual nuk do të ketë në arsimin e mesëm.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka vendosur ta tërheqë programin mësimor për ta rishikuar. Këtë e bëri të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, pas reagimeve lidhur me futjen e kësaj lënde si zgjedhore për nxënësit e shkollave të mesme nga viti i parë deri në të katërtin.

Your browser does not support the video tag.

“Për momentin e kemi tërhequr programin dhe lëndën dhe do të bëjmë një rishikim të thellë, me kërkesë të opinionit publik, për të parë nëse vërtet në program ka diçka për të cilën mund të ketë vërejtje. Në program ka tema si familja, mbrojtja nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, mbrojtja nga shtatzënia e padëshiruar, barazia gjinore dhe mosdiskriminimi ndërmjet gjinive. Por, po e përsëris, tashmë i kam kërkuar Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, sepse unë nuk jam eksperte në këtë fushë, por edhe personalisht do të angazhohem që ta shqyrtojmë programin fjalë për fjalë dhe të shohim se çfarë është problematike në të”, deklaroi Janevska.

Siç tha ajo, ekzistojnë dëshmi shkencore se edukimi seksual në arsimin e mesëm është i dobishëm në periudhën kur fëmijët e kësaj moshe përballen me temat që trajtohen në këtë lëndë. Ajo theksoi se lënda ishte zgjedhore dhe do të mund ta ndiqnin vetëm nxënësit e shkollave të mesme që dëshirojnë, nga viti i parë deri në të katërtin.

“Megjithatë, detyrë e ministrit të Arsimit dhe Shkencës është t’i dëgjojë të gjithë ata që kanë çfarëdo komenti për sistemin arsimor”, shtoi Janevska.

You Might Also Like

Rexhaj: Mosvotimi i nënkryetarëve është mjet politik, s’kemi votë për Shalën e Çitakun
Instituti “Octopus” dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Aksident tragjik në Zvicër, rrokulliset autobusi turistik – disa të vdekur
Si lindi UÇK-ja? – Nga organizimi ilegal te ideja e luftës së armatosur
Gjykata e Lartë rikthen lëndën e Jakimovskit për rigjykim

LEXO GJITHASHTU

Kryeziu i VV-së: Nëse më pyet dikush se çfarë date do të preferoja për zgjedhjet, do të zgjidhja 27 dhjetorin
Kryeziu i VV-së: Nëse më pyet dikush se çfarë date do të preferoja për zgjedhjet, do të zgjidhja 27 dhjetorin
Lajme
“Doni me i ndjek disa afate tjera, per me mbrri te disa data tjera”, Dibran Hoxha – Deputeteve të VV’së: Nuk ju konvenon me ju dështu konstituimi…
“Doni me i ndjek disa afate tjera, per me mbrri te disa data tjera”, Dibran Hoxha – Deputeteve të VV’së: Nuk ju konvenon me ju dështu konstituimi…
Lajme
Deputetja e VV’së pretendon se PDK-së “nuk i la përshtypje” deklarata e Simiqit që propozoi “në emër të popullit serb”
Deputetja e VV’së pretendon se PDK-së “nuk i la përshtypje” deklarata e Simiqit që propozoi “në emër të popullit serb”
Lajme
Deputetja e VV-së pretendon se PDK-së “nuk i la përshtypje” deklarata e Simiqit në Kuvend ku u shpreh “në emër të popullit serb”
Deputetja e VV-së pretendon se PDK-së “nuk i la përshtypje” deklarata e Simiqit në Kuvend ku u shpreh “në emër të popullit serb”
Lajme
“Pse duhet me votu unë Kujtim Shalën? – Nëse nuk i kemi 80 deputetë për Presidentin, kurdo që konstituohet Kuvendi, prapë shkojmë në zgjedhje”, Arbëreshë Kryeziu
“Pse duhet me votu unë Kujtim Shalën? – Nëse nuk i kemi 80 deputetë për Presidentin, kurdo që konstituohet Kuvendi, prapë shkojmë në zgjedhje”, Arbëreshë Kryeziu
Lajme

You Might Also Like

Togeri i Policisë së Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë
TOP Momenti

Togeri i Policisë së Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë

September 10, 2026
Ndryshon lista e barnave esenciale në Maqedoninë e Veriut, shtohen 193 barna të reja
TOP Momenti

Ndryshon lista e barnave esenciale në Maqedoninë e Veriut, shtohen 193 barna të reja

September 10, 2026
Angellov pret reshjet e shiut: Nëse parashikimet e motit janë të sakta, do të ishte fundi i sezonit të zjarreve
TOP Momenti

Angellov pret reshjet e shiut: Nëse parashikimet e motit janë të sakta, do të ishte fundi i sezonit të zjarreve

September 10, 2026
Shërbimi Sekret Zviceran publikon dosjen e kriminelit nazist Josef Mengele pas një beteje ligjore
TOP Momenti

Shërbimi Sekret Zviceran publikon dosjen e kriminelit nazist Josef Mengele pas një beteje ligjore

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?