By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ministri Hoxha dënon nderimet ndaj Ratko Mlladiq: Glorifikimi i kriminelëve, kundër vlerave të BE-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ministri Hoxha dënon nderimet ndaj Ratko Mlladiq: Glorifikimi i kriminelëve, kundër vlerave të BE-së
Lajme

Ministri Hoxha dënon nderimet ndaj Ratko Mlladiq: Glorifikimi i kriminelëve, kundër vlerave të BE-së

Momenti
Published: September 9, 2026

Shqipëria dënon ashpër nderimet me të cilat u përcoll në Serbi Ratko Mlladiç, i dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e cilësoi glorifikimin e kriminelëve të luftës dhe mohimin e gjenocidit si të papajtueshëm me vlerat europiane.

Reagimi i ministrit Ferit Hoxha erdhi pas ceremonisë mortore të Ratko Mlladiç në Serbi, ku ish-komandanti serb i Bosnjës u përcoll me nderime.

Your browser does not support the video tag.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hoxha theksoi se Shqipëria i bashkohet qëndrimit të Bashkimit Europian dhe udhëheqësve të tij në dënimin e glorifikimit të një personi të dënuar për disa nga krimet më të rënda të luftës në Bosnje.

Shqipëria dënon glorifikimin e Ratko Mladić, një kriminel lufte i dënuar që vdiq ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian, udhëheqësve të tij dhe të gjithë atyre që me të drejtë kanë dënuar mënyrën se si ai u nderua në Serbi.

Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe mbetet konsistent: glorifikimi i kriminelëve të luftës të dënuar dhe mohimi i gjenocidit bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar projekti evropian.

Sipas Hoxhës, akte të tilla nuk rihapin vetëm plagët e së kaluarës, por dëmtojnë edhe marrëdhëniet mes komuniteteve dhe fyejnë viktimat dhe të mbijetuarit.

Akte të tilla shkaktojnë më shumë dëm sesa thjesht rihapja e plagëve të së kaluarës. Ato fyejne viktimat dhe të mbijetuarit, gërryejnë besimin midis komuniteteve dhe njerëzve.

Në përfundim, ministri Hoxha theksoi se e ardhmja e Ballkanit duhet të ndërtohet mbi paqen, pajtimin, bashkëpunimin dhe respektin e ndërsjellë.

The post Ministri Hoxha dënon nderimet ndaj Ratko Mlladiq: Glorifikimi i kriminelëve, kundër vlerave të BE-së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Në prill Kurti e donte Vlora Çitakun kryetare të Kuvendit, sot nuk ia dhanë votat për nënkryetare
Vdes Emma Bonino, politikania dhe aktivistja italiane që mbështeti ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar
“Liria ka Emër” me mesazh nga ajri: Kosova i pret në shtëpi ata që dhanë gjithçka për lirinë
BE-ja zotohet për 6,1 miliardë euro për Ukrainën – përfshirë edhe për blerje ushtarake

LEXO GJITHASHTU

Dimitrieska-Koçoska: Po lëvizim në trajektoren e duhur, investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik
Dimitrieska-Koçoska: Po lëvizim në trajektoren e duhur, investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik
TOP Momenti
U shkarkua si ministër i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
U shkarkua si ministër i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
Lajme
Mbrojtja e Kilajt: Provat e Prokurorisë janë të pabaza
Mbrojtja e Kilajt: Provat e Prokurorisë janë të pabaza
Lajme
Hamza: Ka përfunduar pjesëmarrja jonë në seanca, deri në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese
Hamza: Ka përfunduar pjesëmarrja jonë në seanca, deri në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese
Lajme
Lladrovci: Shteti është më i rëndësishëm se çdo subjekt e ego deputeti apo zyrtari
Lladrovci: Shteti është më i rëndësishëm se çdo subjekt e ego deputeti apo zyrtari
Lajme

You Might Also Like

Edhe UNMIK me hise në dialogun Kosovë -Serbi? Çfarë diskutuan Due dhe Sorensen?
Lajme

Edhe UNMIK me hise në dialogun Kosovë -Serbi? Çfarë diskutuan Due dhe Sorensen?

September 11, 2026
Arifi: Aleanca nuk bojkotoi kuvendin por lojërat e ndyta të VV-së, sot u pa që kishim të drejtë
Lajme

Arifi: Aleanca nuk bojkotoi kuvendin por lojërat e ndyta të VV-së, sot u pa që kishim të drejtë

September 11, 2026
Kadrijaj: Për Kurtin nuk ka Kushtetutë, Dejona është mbi rendin kushtetues
Lajme

Kadrijaj: Për Kurtin nuk ka Kushtetutë, Dejona është mbi rendin kushtetues

September 11, 2026
Ulutash: KFOR-i nuk ka mandat të vendosë për hapjen e Urës së Ibrit, kjo u takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës
Lajme

Ulutash: KFOR-i nuk ka mandat të vendosë për hapjen e Urës së Ibrit, kjo u takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?