Agon Ahmeti, drejtor i ETEA’s, është ftuar në Frontal në T7, ku ka folur lidhur me rezultatet e PISA’s.
Bazuar në to, siç ka thënë Ahmeti, Kosova është mbrapa Shqipërisë disa vite, në fusha të ndryshme, përcjell Gazeta Express.
‘’I mora disa të dhëna për shembull, krahasuar me Shqipërinë, në matematikë, Shqipëria ka 463 pikë, Kosova ka 350 pikë. Në lexim, Shqipëria ka 408 pikë, krahasuar me Kosovën 340 pikë. Për me i përmbledh, se studimi PISA, 20 pikë në studimin PISA, është pak a shumë e barazvlefshme me një vit shkollor. Nuk është qindpërqind. Kosova, në matematikë del të jetë 4.1 vite mbrapa. Në lexim është 3.4 vite mbrapa me Shqipërinë. 3.9 krahasuar me Shqipërinë në shkencë’’, ka thënë ai.
The post “Në matematikë, Kosova 4 vite prapa Shqipërisë”, Kosova qëndron më keq se vendet e Ballkanit Perëndimor appeared first on Gazeta Express.

