By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: DW: 17 për qind e gjermanëve kanë botëkuptim populist të djathtë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
DW: 17 për qind e gjermanëve kanë botëkuptim populist të djathtë
Lajme

DW: 17 për qind e gjermanëve kanë botëkuptim populist të djathtë

Momenti
Published: September 8, 2026

Sipas “Monitorit të Demokracisë” 2026 narrativat dhe teoritë konspirative gjejnë mbështetje te një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në Gjermani.

Gati një në pesë gjermanë ka botëkuptim dhe pikëpamje tipike të populizmit të djathtë. Ky është përfundimi i një ankete përfaqësuese të kryer nga instituti i sondazheve Forsa për studimin “Monitori i Demokracisë”, që publikohet çdo vit nga Universiteti Hohenheim në Shtutgart.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Frank Brettschneider, profesor i komunikimit dhe i shkencave politike, i cili koordinon studimin, populistët e djathtë mbështeten vazhdimisht në të njëjtën skemë argumentimi: ata pretendojnë se ekziston një “vullnet i njësuar i popullit”, i cili pengohet ose shtypet nga forca të brendshme dhe të jashtme. Si forca të brendshme paraqiten shpesh elitat politike dhe mediat, ndërsa si kundërshtarë të jashtëm përmenden Bashkimi Evropian, globalizimi dhe islami. Sipas tij këto narrativa shpesh ndërthuren edhe me teori konspirative.

Sipas Brettschneider 17 për qind e gjermanëve kanë botëkuptim populist të djathtë. “Tetë për qind e të anketuarve shfaqin një nivel shumë të lartë populizmi, ndërsa nëntë për qind një nivel të lartë”, tha ai. Kjo përqindje mbetet në të njëjtin nivel si në vitet 2025 dhe 2024. Por studimi konstaton se është rritur numri i personave që ndodhen në prag të përqafimit të një botëkuptimi populist.

Mbështetje për teoritë konspirative

Për të përcaktuar shkallën e përhapjes së një botëkuptimi populist të djathtë në shoqëri, të anketuarve iu paraqitën 18 pohime të ndryshme, thuhet në raport. “Disa prej tyre përmbanin narrativa konspirative. Të anketuarit duhej të thoshin se në çfarë mase pajtoheshin ose nuk pajtoheshin me këto pohime.”

Sipas Universitetit Hohenheim teoritë dhe rrëfimet konspirative gjejnë mbështetje tek një pjesë e konsiderueshme e popullsisë. Rreth një e katërta e të anketuarve besojnë se politika në Gjermani drejtohet nga “fuqi të fshehta”. Kështu ata ishin dakord me pohimin se: “ekzistojnë organizata sekrete që kanë ndikim të madh në vendimet politike.”

Gjithashtu është rritur dukshëm numri i atyre që kanë një qëndrim negativ ndaj elitës politike. Kështu 31 për qind e të anketuarve mendojnë se qeveritarët “mashtrojnë popullin”. Për krahasim në vitin 2025 të këtij mendimi ishin 24 për qind e tyre.

Dallimet mes landeve lindore dhe perëndimore

Sipas studimit botëkuptimi populist është më i përhapur në Gjermaninë Lindore sesa në pjesën perëndimore të vendit. Gjithashtu sa më i lartë të jetë niveli i arsimit të anketuarve, aq më e vogël është përqindja e atyre që kanë qëndrime të tilla.

Përqindja më e lartë e personave me pikëpamje populiste u konstatua te burrat e moshës 45 deri në 59 vjeç, tek të cilët një në katër të anketuar (25 për qind) shfaqte një botëkuptim të tillë. Kurse përqindja më e ulët u konstatua te gratë e moshës 16 deri në 29 vjeç, me vetëm 8 për qind.

Për hartimin e “Monitorit të Demokracisë” u anketuan në muajin gusht 2026 gjithsej 4.059 shtetas gjermanë të moshës 16 vjeç e lart./DW/

The post DW: 17 për qind e gjermanëve kanë botëkuptim populist të djathtë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Latifi: Qeveritë kurrë nuk e kanë marrë seriozisht arsimin në Kosovë
Sllupçani i Maqedonisë së Veriut i bashkohet thirrjes  drejtësi për çlirimtarët, nesër ndizet “Zjarri i Lirisë
Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e militantëve në Pakistan
Gjermania gati planin, synon të fusë Inteligjencën Artificiale në operacionet ushtarake
Ngushëlloi të dënuarin për gjenocid, Parlamenti malazez mban seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e Mandiqit

LEXO GJITHASHTU

BDI: Kasami harron flamurin shqiptar, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës
BDI: Kasami harron flamurin shqiptar, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës
TOP Momenti
Ushtria amerikane dhe FSK kryejnë ushtrime luftarake në Gjermani: Stërvitja mundësoi përvojë reale në terren
Ushtria amerikane dhe FSK kryejnë ushtrime luftarake në Gjermani: Stërvitja mundësoi përvojë reale në terren
Lajme
Investime të rreme në bursa dhe para të zhdukura në kriptovaluta, SPAK godet grupin kriminal
Investime të rreme në bursa dhe para të zhdukura në kriptovaluta, SPAK godet grupin kriminal
Lajme
SPAK zbërthehen skemën e mashtrimit kompjuterik/ Burg për shqiptarët, si i fusnin në kurth qytetarët në disa shteteve dhe u merrnin paratë
SPAK zbërthehen skemën e mashtrimit kompjuterik/ Burg për shqiptarët, si i fusnin në kurth qytetarët në disa shteteve dhe u merrnin paratë
TOP Momenti
Deputeti i PDK-së: S’marrim pjesë në takime të thirrura nga Kurti për çështjen e nënkryetarëve
Deputeti i PDK-së: S’marrim pjesë në takime të thirrura nga Kurti për çështjen e nënkryetarëve
Lajme

You Might Also Like

39 të dënuar certifikohen pas përfundimit të programit “Menaxhimi i Zemërimit” në Dubravë
Lajme

39 të dënuar certifikohen pas përfundimit të programit “Menaxhimi i Zemërimit” në Dubravë

September 10, 2026
Glorifikimi i Mlladiqit shkon edhe në Kuvendet lokale të Serbisë, opozita braktis sallën në Zrenjanin
Lajme

Glorifikimi i Mlladiqit shkon edhe në Kuvendet lokale të Serbisë, opozita braktis sallën në Zrenjanin

September 10, 2026
Gjykata refuzon paraburgimin për pesë të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Lajme

Gjykata refuzon paraburgimin për pesë të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

September 10, 2026
Transporti, banimi e energjia – Këto janë shpenzimet që u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë
Lajme

Transporti, banimi e energjia – Këto janë shpenzimet që u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?