By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Maqedonia e Veriut kremton 35-vjetorin e pavarësisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Maqedonia e Veriut kremton 35-vjetorin e pavarësisë
Lajme

Maqedonia e Veriut kremton 35-vjetorin e pavarësisë

Momenti
Published: September 8, 2026

Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 35-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran.

Ky referendum atëkohë u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkuan statusin e autonomisë dhe nuk ishin të kënaqur me pozitën e arritur në Kushtetutën e re të këtij vendi. Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.

Your browser does not support the video tag.

Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991. Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991. Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur, hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e një pjese të bashkësisë etnike shqiptare dhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë. Dhjetë vite më vonë Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, pas çfarë pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina…

Shteti u pavarësua monetarisht me vendosjen e denarit më 26 prill 1992, e më pas fitoi edhe Armatën e vet, e cila ditëlindjen e feston më 18 gusht.

Subjektiviteti ndërkombëtar-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore. Megjithatë për shkak të kundërshtimeve dhe presioneve të Greqisë, prë shkak të emrit, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit me Greqinë ishte arritur më 17 qershor 2018, sipas së cilës vendi emërtohej si Maqedonia Veriore.

Maqedonia Veriore deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 170 shtete në botë, ndërsa me emrin kushtetues është pranuar nga 135 shtete në mesin e të cilave edhe nga tre anëtaret në Këshillin e Sigurisë – Kina, Federata Ruse dhe SHBA-ja.

Gjatë viteve të kaluara të pavarësisë Maqedonia Veriore kaloi në një sërë problemesh dhe vështirësish, derisa sivjet u bë anëtarja e tridhjetë e Aleancës Veri-Atlantike.

The post Maqedonia e Veriut kremton 35-vjetorin e pavarësisë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Apeli liron nga akuza për korrupsion ish-kryetarin e Malishevës dhe tre të tjerët
Dy burra ushtrojnë dhunë psiqike ndaj familjares në Malishevë
Nga ministrat te ‘Ujqërit e Natës’: Kush iu bashkua varrimit të kriminelit të dënuar Ratko Mlladiq në Beograd
Polonia kërkon dëbimin e diplomatëve rusë nga BE-ja: Janë të përfshirë në sabotim dhe aktivitete terroriste
Vritet një 27-vjeçar nga Maqedonia në Berlin, autorët në arrati – çka shkruajnë mediat gjermane

LEXO GJITHASHTU

Siljanovska-Davkova për pavarësinë e vendit: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë tonë, përveç neve
Siljanovska-Davkova për pavarësinë e vendit: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë tonë, përveç neve
TOP Momenti
Vela sfidon Hotin: Publiko vendimin e emërimit të Sejdiut si këshilltar politik – nuk ekziston
Vela sfidon Hotin: Publiko vendimin e emërimit të Sejdiut si këshilltar politik – nuk ekziston
TOP Momenti
Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
TOP Momenti
Maqedonia e Veriut sot shënon 35-vjetorin e pavarësisë
Maqedonia e Veriut sot shënon 35-vjetorin e pavarësisë
TOP Momenti
Haziri: Ka pak mundësi që gjashtë deputetët e LDK-së ta ndryshojnë qëndrimin për presidentin
Haziri: Ka pak mundësi që gjashtë deputetët e LDK-së ta ndryshojnë qëndrimin për presidentin
Lajme

You Might Also Like

DW: 17 për qind e gjermanëve kanë botëkuptim populist të djathtë
Lajme

DW: 17 për qind e gjermanëve kanë botëkuptim populist të djathtë

September 8, 2026
Xhelal Sveçla dënohet me 1 vit burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend
Lajme

Xhelal Sveçla dënohet me 1 vit burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

September 8, 2026
Rama pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Prishtinë
Lajme

Rama pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Prishtinë

September 8, 2026
Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”
Lajme

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?