By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Apeli liron nga akuza për korrupsion ish-kryetarin e Malishevës dhe tre të tjerët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Apeli liron nga akuza për korrupsion ish-kryetarin e Malishevës dhe tre të tjerët
Lajme

Apeli liron nga akuza për korrupsion ish-kryetarin e Malishevës dhe tre të tjerët

Momenti
Published: September 8, 2026

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesat e mbrojtjes së ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ish-ministrit Bajram Hasani, dhe Bashkim Krasniqit e Malë Krasniqit, duke ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, kështu i liroi nga akuza për korrupsion katër të akuzuarit.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 11 korrik 2024 ish-kryetarin Begaj dhe ish-ministrin Hasani i kishte dënuar me nga 2 vite e 6 muaj burgim, kurse Bashkim e Malë Krasniqin i ka dënuar me nga 2 vite burgim, lidhur me akuzën për keqpërdorime rreth Zonës Ekonomike të Malishevës. Kurse, Hajdin Berisha, Faton Thaqi, Ahmet Rrahmanaj dhe Nazimi Kafexholli, ishin liruar nga akuza, raporton “Betimi për Drejtësi

Your browser does not support the video tag.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, me aktgjykimin APS.nr.12/2025, të datës 08.07.2025, ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Ragip Begaj, Bajram Hasani, Bashkim Krasniqi dhe Malë Krasniqi dhe, sipas detyrës zyrtare, ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.29/2021 të datës 11.07.2024, në pjesën dënuese, ashtu që të njëjtit i ka liruar nga akuza, pasi nuk është provuar se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Apeli bën të ditur se me rastin e ankesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe sipas detyrës zyrtare, e ka ndryshuar aktgjykimin edhe në pjesën që ka të bëjë me tani të ndjerin Hajdin Berisha, duke e pushuar procedurën penale ndaj tij për shkak të vdekjes.

Ndërsa, ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale dhe e ka vërtetuar aktgjykimin në pjesën liruese në raport me të akuzuarit Faton Thaqi, Malë Krasniqi, Nazmi Kafexholli dhe Ahmet Rrahmanaj, kurse pjesa e ankesës në raport me tani të ndjerin Hajdin Berisha ka mbetur pa objekt.

“Gjykata e Apelit, pas vlerësimit të aktgjykimit të ankimuar, pretendimeve ankimore dhe provave të administruara, ka gjetur se gjendja faktike në raport me Ragip Begaj, Bajram Hasani, Bashkim Krasniqi dhe Malë Krasniqi ishte vërtetuar gabimisht dhe se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën ishin shpallur fajtorë. Sa i përket ankesës së Prokurorisë Speciale kundër pjesës liruese, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se pretendimet ankimore janë të pabazuara, pasi nga provat e administruara nuk është vërtetuar se Faton Thaqi, Malë Krasniqi, Nazmi Kafexholli dhe Ahmet Rrahmanaj kanë kryer veprat penale për të cilat ishin akuzuar”, njofton tutje Apeli.

Kurse, për tani të ndjerin Hajdin Berisha, Gjykata e Apelit, për shkak të vdekjes së tij gjatë procedurës penale, në kuptim të nenit 158 të KPP-së, ka pushuar procedurën penale ndaj tij.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 korrik 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Faton Thaqi, Nazmi Kafexholli dhe Ahmet Rrahmani.

Sipas aktakuzës, Ragip Begaj, Hajdin Bersiha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Nazmi Kafexholli dhe Faton Thaqi, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ahmet Rrahmanaj, akuzohet për veprën penale “Shpëlarje parave”, ndërsa Nazmi Kafexholli akuzohet edhe për veprën penale “Mashtrim”.

Ata ngarkoheshin se duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin e tyre zyrtar, kanë krijuar Zonën Ekonomike në Malishevë, në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik me qëllim të shpronësimit të tokave të blera me çmim të ulët, me një çmim shumë më të lartë.

The post Apeli liron nga akuza për korrupsion ish-kryetarin e Malishevës dhe tre të tjerët appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tetë ditë para vendimit të Hagës, Kurti: Nuk kam asnjë informacion
Po realizohet një mural për katërshen e UÇK-së pak ditë para vendimit në Hagë
Von der Leyen dhe Costa dënojnë glorifikimin e Mlladiqit: Pamjet nga varrimi ishin tronditëse
Arabia Saudite zotohet për “një përgjigje të vendosur” ndaj Houthëve pasi dhjetëra persona u lënduan nga sulmet e tyre
Dy burra ushtrojnë dhunë psiqike ndaj familjares në Malishevë

LEXO GJITHASHTU

Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit
Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit
TOP Momenti
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare
TOP Momenti
Nis fluturimi i parë direkt Romë–Prishtinë, Kosova dhe Italia më afër
Nis fluturimi i parë direkt Romë–Prishtinë, Kosova dhe Italia më afër
TOP Momenti
Siljanovska-Davkova për pavarësinë e vendit: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë tonë, përveç neve
Siljanovska-Davkova për pavarësinë e vendit: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë tonë, përveç neve
TOP Momenti
Nga ministrat te ‘Ujqërit e Natës’: Kush iu bashkua varrimit të kriminelit të dënuar Ratko Mlladiq në Beograd
Nga ministrat te ‘Ujqërit e Natës’: Kush iu bashkua varrimit të kriminelit të dënuar Ratko Mlladiq në Beograd
Lajme

You Might Also Like

Polonia kërkon dëbimin e diplomatëve rusë nga BE-ja: Janë të përfshirë në sabotim dhe aktivitete terroriste
Lajme

Polonia kërkon dëbimin e diplomatëve rusë nga BE-ja: Janë të përfshirë në sabotim dhe aktivitete terroriste

September 8, 2026
Vritet një 27-vjeçar nga Maqedonia në Berlin, autorët në arrati – çka shkruajnë mediat gjermane
Lajme

Vritet një 27-vjeçar nga Maqedonia në Berlin, autorët në arrati – çka shkruajnë mediat gjermane

September 8, 2026
Haziri: Ka pak mundësi që gjashtë deputetët e LDK-së ta ndryshojnë qëndrimin për presidentin
Lajme

Haziri: Ka pak mundësi që gjashtë deputetët e LDK-së ta ndryshojnë qëndrimin për presidentin

September 8, 2026
DW: 17 për qind e gjermanëve kanë botëkuptim populist të djathtë
Lajme

DW: 17 për qind e gjermanëve kanë botëkuptim populist të djathtë

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?