By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Largohu nga politika, të hiqet non grata” – zbulohet oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Largohu nga politika, të hiqet non grata” – zbulohet oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët
TOP Momenti

“Largohu nga politika, të hiqet non grata” – zbulohet oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët

Momenti
Published: May 12, 2026

Çështja e mundësisë së heqjes së statusit “non grata” për Sali Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është diskutuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN.

Gazetari Poli Hoxha deklaroi se në SHBA po zhvillohet lobim për këtë çështje dhe se, sipas tij, janë angazhuar kompani të fuqishme për të ndikuar në proces.

Your browser does not support the video tag.

“Për çështjen edhe mund të vijë ndonjë lajm, po lobohet në SHBA, është marrë një kompani e fuqishme dhe janë hedhur shumë para”, u shpreh Hoxha gjatë diskutimit në studio.

Ai tha se në qarqe të afërta me Partinë Demokratike në Shqipëri ka pasur pritshmëri që gjatë muajve të fundit të kishte zhvillime lidhur me statusin e Berishës, ndërsa shtoi se informacionet kanë qarkulluar edhe përmes komunikimeve jozyrtare.

Sipas Hoxhës, kompanitë që po merren me këtë çështje kanë lidhje të afërta me figura të administratës amerikane dhe më herët kanë qenë të përfshira edhe në rastin e Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gazetari pretendoi se Berishës i është propozuar një marrëveshje e ngjashme me atë që, sipas tij, ishte aplikuar në rastin e Dodikut, ku largimi nga politika do të mund të ndikonte në procesin e heqjes së statusit “non grata”.

“Kam dëgjuar që edhe zotit Berisha i është ofruar në fund të vitit të kaluar që, nëse largohet nga politika, të punohet për heqjen e non gratës”, deklaroi Hoxha.

Ai përmendi gjithashtu një letër që, sipas tij, i ishte drejtuar sekretarit amerikan Marco Rubio, ku thuhej se Berisha nuk ishte më aktiv në politikë, çka kishte nxitur reagime në Shqipëri.

Berisha u shpall “non grata” nga SHBA në vitin 2021 për shkak të akuzave për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, akuza të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht.

You Might Also Like

Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
LDK largohet nga Kuvendi, Haziri: Kërkuam që seanca konstituive të mbahet sonte
Deputetët mblidhen, dera e sallës së Kuvendit e mbyllur
Gërvalla: Gjetjet e mbetjeve mortore dëshmojnë gjenocidin serb
Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë, Kurti po ia qet faqen e zezë vendit

LEXO GJITHASHTU

Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën s’duhet të presim leje nga Kurti, Kosova s’është pronë e tij e as e VV’së
Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën s’duhet të presim leje nga Kurti, Kosova s’është pronë e tij e as e VV’së
Lajme
Cakolli për VV’në: Vjet me 48 deputetë propozuan kandidat për kryeparlamentar 14 herë, sot me shumicë s’e propozojnë asnjë
Cakolli për VV’në: Vjet me 48 deputetë propozuan kandidat për kryeparlamentar 14 herë, sot me shumicë s’e propozojnë asnjë
Lajme
Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, nga nesër jemi në anarki
Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, nga nesër jemi në anarki
Lajme
Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
Lajme
Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Lajme

You Might Also Like

Opozita kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale”
TOP Momenti

Opozita kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale”

August 7, 2026
Kryeziu: Deputetët mund të thërrasin sonte seancë të jashtëzakonshme
TOP Momenti

Kryeziu: Deputetët mund të thërrasin sonte seancë të jashtëzakonshme

August 7, 2026
Mbi 120 fluturime nga Gjermania në Kosovë, vetëm javen e kaluar
TOP Momenti

Mbi 120 fluturime nga Gjermania në Kosovë, vetëm javen e kaluar

August 7, 2026
Vuçiq rikthen narrativen e Millosheviqit  
TOP Momenti

Vuçiq rikthen narrativen e Millosheviqit  

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?