By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Armiq që duan kthimin e Kosovës në pozicionin e Jugosllavisë së vjetër” – Serwer dhe Andoni e komentojnë alarmin e Lordit Robertson
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Armiq që duan kthimin e Kosovës në pozicionin e Jugosllavisë së vjetër” – Serwer dhe Andoni e komentojnë alarmin e Lordit Robertson
Lajme

“Armiq që duan kthimin e Kosovës në pozicionin e Jugosllavisë së vjetër” – Serwer dhe Andoni e komentojnë alarmin e Lordit Robertson

Momenti
Published: September 5, 2026

Lordi Robertson bëri mirë që tundi kambanën, por veshët për ta dëgjuar në Kosovë janë shurdhuar.

Alma Baxhaku

Your browser does not support the video tag.

Në mes të paralizës politike në Prishtinë, vendimit të 16 shtatorit në Hagë, alarme për përpjekjet e minimit të shtetësisë së Kosovës po jepen nga njohës të fushës që bëjnë thirrje për zgjim të klasës politike në vend.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, i cili shërbeu në këtë post gjatë 99-ës, kur aleatët bombarduan Beogradin për shkak të masakrave në Kosovë, paralajmëroi për përdorimin e Ballkanit Perëndimor nga konkurenca e Fuqive të Mëdha si “një shesh lojërash aventureske”.

Në këtë kontekst, ai tha se armiku i Kosovës nuk është vetëm në Serbi.

“Ajo [Kosova] ka edhe armiq të tjerë në botë që duan ta kufizojnë atë dhe ta rikthejnë atë në pozicionin e saj historik si pjesë e Jugosllavisë së vjetër. Dhe njerëzit në Kosovë duhet ta kuptojnë këtë”.

Këtë deklaratë të tij për Gazetën Express e kanë komentuar analistët politikë, Ben Andoni e Daniel Serëer.

Që të dy i dhanë të drejtë Robertsonit për shqetësimin.

Andoni thotë se Serbia më të nënshkruar Marrëveshjen e Kumanovës ka trasuar rrugët për ta zhbërë atë, derisa listoi rreziqet ndaj të cilat Kosova është e ekspozuar.

“Ka kohë që ka nisur përpjekja e Serbisë për neutralizimin e Kosovës (me sens marrjen e saj), nëpërmjet rrugëve të ndryshme. Madje, personalisht mendoj qysh të nesërmen e firmosjes së Kumanovës, autoritetet serbe kanë menduar rrugët alternative për ta zhbërë. Njëra syresh është mënyra sesi po interpretohet sot firmosja dhe pavlefshmëria e saj përmes konjukturave të reja. Ndërsa në pozicionin makro, duke mbajtur gjithnjë karta të fshehura, sa i përket pengimit të Kosovës për integrimin dhe elementë të shumtë përçarje. Këtë e shikon në narracionin e brendshëm të partive që nuk ka asnjë element përbashkimi, por më shumë se kaq përdorimi i kartave të demokracisë prej tyre për të fshehur axhenda të tjera”.

Andoni thotë se njerëzit në Kosovë duhet të zgjohen, politika duhet të kthjellohet, Serbia ka mobilizuar shumë elementë dhe personazhe për të minuar Kosovën.

“Vetëm të mendosh atë që po bëhet me listën e lobimit serb në SHBA për marrëdhëniet e tyre strategjike dhe do ta kuptoni sesa kanë avancuar gjërat që s’janë aq me Kosovën. Dhe, sot, armiqtë më të mëdhenj të Kosovës, janë pikërisht ata që nuk shihen dhe nënvleftësohen nga Kosova zyrtare. Lordi Robertson bëri mirë që tundi kambanën, por veshët për ta dëgjuar në Kosovë janë shurdhuar”.

Duke komentuar tutje rreth deklaratës së një figurë që ka pasë peshë gjatë konfliktit të 99’ës, siç është Robertson, Andoni shton se kjo është shumë shumë shqetësuese.

“Të mendosh energjinë që është derdhur nga njerëz si Lordi Robertson; konjukturat historike që nuk përsëriten dhe mbi të gjitha vdekjet, të zhdukurit dhe vuajtjen e njerëzve të Kosovës kjo të trand. Por, në Kosovë, politika ende nuk e kupton de facto se Kosova është shtet i lirë. Ata janë ende në kohën kur po punohej për pavarësinë e saj. Kosova nuk ka luks për përçarje dhe eksperimente kushtetuese. Ndaj, Robertson që është në brendësi të shumë konjukturave po na shkund që të zgjohemi nga gjumi ynë letargjik. Por, jemi vonë…”.

Andoni flet edhe për situatën e mundshme të Kosovës pas luftës së Ukrainës, duke thënë se se Beogradi po punon intensivisht kundër Kosovës.

“Një nga skenarët më të frikshëm është vizatimi i botës pas Luftës së Ukrainës, ku Rusia dhe aleatët e saj të ndihen komodë. Në këtë zgjidhje për Kosovën mund të mendojmë se ajo do të jetë e bllokuar. Një skenar tjetër po kaq i dhimbshëm është që Kosova të izolohet dhe të nisë largimi i njohjeve një e nga një, duke e zhbërë shtetformimin e saj dhe zyrat e Beogradit po punojnë me intensitet të jashtëzakonshëm për të. Kur mendon që edhe alternativat e reja në Beograd, si studentët janë kundër pavarësisë së saj, duhet të trembemi. Dhe, më e frikshmja akoma është zbehja e mbrojtjes amerikane bashkë me tërheqjen e forcave të saj nga Evropa”.

Janë të gjitha alternativat në skenë, thotë Andoni derisa e përmbyll me një thirrje të sërishme për udhëheqësit në Kosovë.

“Politika duhet të kthjellohet në Kosovë”.

Daniel Serëer, Profesor në Johns Hopkins thotë se sigurisht që Robertson ka të drejtë kur thotë se “ka edhe të tjerë në mbarë botën që nuk e pëlqejnë pavarësinë e Kosovës dhe duan që ajo të kthehet në njëfarë forme të “Jugosllavisë””.

“Në këtë kategori do të përfshija një ose dy prej vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën — veçanërisht Qipron, për shkak të Republikës Turke të Qipros Veriore — në BE, si dhe Kinën (për shkak të Tajvanit)”.

Megjithatë, Serwer thotë se Robertson e di gjithashtu se sa e pamundur është kjo.

“Edhe ambiciet e Serbisë duket se janë tkurrur në kontrollin, de facto nëse jo de jure, vetëm të popullsisë serbe të Kosovës. Kushdo që e ka vizituar Kosovën kohët e fundit e di se shteti i saj nuk do të heqë dorë nga sovraniteti dhe pavarësia”, përfundon ai.

The post “Armiq që duan kthimin e Kosovës në pozicionin e Jugosllavisë së vjetër” – Serwer dhe Andoni e komentojnë alarmin e Lordit Robertson appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti në 27-vjetorin e Policisë thotë se Kosova është më e sigurt se asnjëherë më parë
Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit
Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”
Java tjeter me temperatura diçka më të ulëta, por asnjëra ditë s’do të jetë nën 30 gradë
Edhe java e ardhshme vazhdon me temperatura të larta

LEXO GJITHASHTU

Në 27-vjetorin e Policisë, Kurti: Të rënët në detyrë janë heronj të Kosovës
Në 27-vjetorin e Policisë, Kurti: Të rënët në detyrë janë heronj të Kosovës
TOP Momenti
Bit Pazari mbetet rrezik për këmbësorët, Gjorgjievski premton semaforë dhe legalizim të vendkalimit
Bit Pazari mbetet rrezik për këmbësorët, Gjorgjievski premton semaforë dhe legalizim të vendkalimit
TOP Momenti
Nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë
Nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë
TOP Momenti
“Shqipëria është bukur, por…” – ajo që i ndodhi këtij motoristi në rrugën për Theth po tërheq vëmendje
“Shqipëria është bukur, por…” – ajo që i ndodhi këtij motoristi në rrugën për Theth po tërheq vëmendje
TOP Momenti
Angellov: Më kompleks për tu shuar mbetet zjarri në Ramno në Komunën Çuçer Sandevë
Angellov: Më kompleks për tu shuar mbetet zjarri në Ramno në Komunën Çuçer Sandevë
TOP Momenti

You Might Also Like

Edhe 10 ditë deri te verdikti, më 16 shtator Specialja shpall aktgjykimin për ish-krerët e UÇK-së
Lajme

Edhe 10 ditë deri te verdikti, më 16 shtator Specialja shpall aktgjykimin për ish-krerët e UÇK-së

September 6, 2026
Shpërthen vullkani Krakatoa në Indonezi, kaos në trafikun ajror, pezullohen fluturimet në 6 aeroporte
Lajme

Shpërthen vullkani Krakatoa në Indonezi, kaos në trafikun ajror, pezullohen fluturimet në 6 aeroporte

September 6, 2026
Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi
Lajme

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

September 6, 2026
Dhjetëra persona dyshohet se janë bllokuar në ndërtesën e shembur në Delhi
Lajme

Dhjetëra persona dyshohet se janë bllokuar në ndërtesën e shembur në Delhi

September 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?